TIRANE- Mazhoranca kërkon shkarkimin e Presidentit Bujar Nishani. Gjatë mbledhjes së djeshme të Komisionit të Ligjeve, deputeti i LSI-së, Spartak Braho kërkoi shkarkimin e presidentit të Republikës, Bujar Nishani i cili sipas tij, ka shkelur ligjin në dekretet për emërimet e bëra në sistemin gjyqësor. Duke marrë shkas nga dekreti i radhës për emërimin e Alaudin Malajt në Gjykatën e Lartë, dekret i cili nuk përmbushte kushtet e përcaktuara në ligj, Braho theksoi se Nishani tani më duhet shkarkuar, pasi ka shkelur për herë të dytë ligjin dhe Kushtetutën.
“U bë i dyti rast që Presidenti i Republikës nuk paraqet argumentet në relacionin e kandidatëve. Shkel rëndë Kushtetutën, shkel rëndë ligjin, ndaj unë propozoj që ndaj Presidentit të Republikës të nisin masat për shkarkimin nga detyra. Ky President jo vetëm këto dy herë, por sa të jetë gjallë, nuk do të zbatojë kriteret. Së dyti ashtu siç shprehet tek relacioni, kandidati nuk përmbush të gjitha kushtet ligjore. Çështja është se ky President nuk njeh ligjin, do të vazhdojmë ne që ta edukojmë këtë President? E vetmja alternativë është që të nisim procedurat për ta shkarkuar atë. Për shkak të papërgjeshmërisë së tij Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese kanë kaluar në një handikap. Ka anëtarë që u ka mbaruar mandati dhe vijojnë që të japin vendime.
Kjo është të luash mendsh. Jemi komisioni më i rëndësishëm dhe duhet të vrasim mendjen se si do t’i japim zgjidhje këtij problemi”,- tha deputeti i LSI-së gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ligjeve. Edhe kryetari i komisionit, Fatmir Xhafaj, ndonëse në mënyrë më të rezervuar shprehu mbështetjen e nismës së LSI-së për të bërë shkarkimin e Nishanit. “Është e vërtetë që duhet të nisim punën për ndryshim. Duhet të zgjidhim jo vetëm ngërçet e krijuara, por duhet që të zgjidhim edhe problemet që janë krijuar në dominimet politike në selektimin klientelist në gjyqësor. Jam shumë dakord dhe ne shumë shpejt duhet të hyjmë në një proces për të hyrë në kuadrin ligjorë për të zgjidhur disa element bllokues”, tha Xhafaj.
RREZOHET MALAJ PER GJYKATEN E LARTE
Komisioni i Ligjeve vendosi kundër dekretit të Presidentit të Republikës për emërimin e Alaudin Malajt si anëtar të Gjykatës së Lartë. Relatorja Ermonela Felaj theksoi se ky dekret i paraqitur nga ana e Nishanit nuk përmbushte tri kritere të përcaktuara në ligj, gjë e cila çonte automatikisht në rrëzimin e kërkesës. “Komisioni i propozon Kuvendit mosdhënien e pëlqimit për dekretin e Presidentit të Republikës për emërimin e një anëtari të Gjykatës së Lartë. Përfundimisht, Komisioni rifton Presidentin që në respect të funksionit dhe misionit kushtetues që ka, të rifillojë procedurat përkatëse ligjore për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës së Lartë, duke respektuar detyrimet kushtetuese e ligjore, me objektiv kryesor krijimin e një raporti bashkëpunimi luajal dhe institucional”,- tha Felaj në relacionin e saj.
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO