LSI kritika Bashës? Vasili sqaron deklaratën e Luan Ramës: Parlamenti është shkatërruar  

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka sqaruar deklaratën e nënkryetarit të LSI-së, Luan Rama.

Në fjalën e tij në Kuvend, Rama tha se foltorja është e ‘pushtuar’ prej disa javësh. Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i tha se “pushtuesi” është Lulzim Basha.

Vasili nga jashtë Kuvendit ka thënë se Luan Rama ka qenë dakord për të folur Basha. I pyetur për qëndrimin e LSI-së, pasi dy deputetë të kësaj partie kanë marrë pjesë në votim, ka thënë se:

”Qëndrimi për parlamentin është një parlament uzurpator që ka hequr të drejtën e fjalës, pa të drejtën e fjalës të gjitha janë pa vlerë politike e prova të një parlamenti të rrënuar”. 

Fjala e plotë e Vasilit:

 Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama kërkoi që Basha të vazhdonte të fliste,dhe të merrte të gjithë kohën e duhur. Sot rrëmbimi i fjalës, shkatërrimi i parlamentit si institucion, për të justifikuar opinionin negativ për negociatat, pikërisht për shkak të kësaj qeverisje, bënë hapin e fundit të shkatërrimit. Koperativa e Ruçit, Ballës, Ramës vendosën të koperativojnë dhe parlamentin. Sipas tij me mbylljen e fjalës së Bashës nga Gramoz Ruçi, parlamentarizimi ka vdekur. Sot rrënuan institucionin e parlamentit. I hoqën të drejtën që të fliste kreut të opozitës. Në momentin që fjala mohohet atëherë parlamenti nuk funksionon më. Zoti Luan Rama kërkoi që Lulzim Basha të fliste.

Petrit Vasili, kryetar i grupit të PD-së

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Donela: 21/06/2018 14:29

    O tu mbyllte e mendjes,ju plehra te PD-LSI mos u lodhni kot me bllokime e me shkaterrime mbasi vetem keto dini te beni,politika juaj rrugace e ka vendin ne koshin e plehrave.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja