Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar heqjen nga paketa fiskale e vitit 2017 të nenit që parashikon rritjen e çmimit të gazit për automjetet.
LSI ka depozituar në Kuvend një amendim që synon heqjen e nenit 4 të paketës fiskale të vitit të ardhshëm, e cila përfshin gazin për automjetet në produktet e akcizës.
Në relacionin shoqërues argumentohet se rritja e çmimit nga akciza e gazit është mjaft e lartë dhe ndikon dukshëm buxhetet e familjeve.
Më parë kishte qenë Lefter Koka, një prej Ministrave të LSI që u pozicionua kundër rritjes së çmimit të gazit.
Ai tha se rritja e çmimit të gazit bie ndesh me përpjekjet për uljen e normave të ndotjes nga automjetet.
Përfshirja e gazit të lëngshëm për automjetet në produktet e akcizës është propozuar nga Ministria e Financave, sipas së cilës kjo masë u mor për të disiplinuar mënyrën si tregtohet ky produkt.

dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO