Deklarata e ambasadores Yuri Kim duke i dhënë fund spekulimeve të opozitës se paralajmërimet për lista të pastra për kandidat për deputetë nuk ishin për kryeministri Edi Rama ka sjellë reagimin e ashpër të Ylli Manjani, i cili tha se ambasadorja nuk duhet të flasë kuturu dhe të informohet para se të bëjë deklarata. Manjani shkruan se Tom Doshi nuk është pjesë e PS prej 5 vitesh, por atë kurrsesi nuk mund ta bësh pjesë të opozitës apo Berishës.
“Pra, Toma meqë nuk është i qeverisë, mbetet të jetë i opozitës. Siç e prisnim, fajin për rregjistrimin e Tij në zgjedhje do ta ketë Luli Basha!!!
Megjithatë dhe për dijeni të zonjës Kim, zoti Tomë Doshi prej 5 vitesh nuk është anëtar i Partisë Socialiste. Në zgjedhjet e vitit 2017 konkuroi si kandidat i partisë Social Demokrate, parti aleate e zotit Rama. Mori një mandat nën siglën e kësaj partie në qarkun e Shkodrës dhe ka qenë dhe mbetet mbështetës i qeverisë dhe i zotit Rama.
U shpall non grata nga Departamenti i Shtetit të zonjës Kim, në kohën kur ai nuk ishte më në PS. Arsyet publike të shpalljes non grata ishin korrupsion i rëndë me qeverinë e Ramës, se me të Berishës s’del hesapi.
As me qeverinë Amerikane nuk del i korruptuar, se në Amerikë për këto akuza të hedhin hekurat nuk të shpallin nongrata…Pra nëse këtë informacion të vjetër, Rama ja ka shitur si argument zonjës Kim, kjo e fundit nuk mund të na e servirë dot ne.
Ngjan si lakër e zier dy herë…Pastaj po të jesh non grata në Amerikë dhe të konkurosh për një parti aleate me atë të Ramës, lejohet regjistrimi në zgjedhje?!
Çfarë llogjike qenka kjo?!Mbetem i mendimit strikt se asnjë ambasador nuk ka në mandat të merret me çështjet e politikës së brendshme të shtetit ku shërben. Ndaj nuk jam pajtuar asnjëherë me deklarimet absurde publike të zonjës Kim.
Por teksa flet, bën mirë të mos flasë kuturu, pa kuptim e pa sens e në injorancë të fakteve që të gjithë punonjësit e ambasadës i dinë. Nuk është mirë për ambasadën e një vendi që shqiptarët ende e duan fort.”, shkruan Manjani
Ditën e sotme ambasadorja amerikane u ka dhënë fund spekulimeve, duke nënvizuar se ajo ka pasur një bisedë të qartë me kreun e qeverisë në lidhje me emërtimin e Tom Doshit. Kim nënvizon se kryeministri Rama i ka kujtuar se ai e kishte përjashtuar personalisht këtë person nga Partia Socialiste.
-
Lajmi i vetem qe duam nga ky sahanlepires eshte vetem nese dhe kur t’i hidhen prangat
Përgjigju -
FOL FOL kunder kimit se ta rregullon ajo,,,te ben burani me spinaq,,o qeros....
Përgjigju -
Qyqar manjani eshte dhe hajdut dhe filozof. Po nuk behen dot te dyja o qyq
Përgjigju -
E vetmja shpresē e kĕtij vendi,pər tə dalə nga llumi berishjan.Forca Spak je shpətimi ynə
Përgjigju











Komente
Komento