Pas deklaratave të diplomates amerikane në lidhje me mos kandidimin e Tom Doshit për zgjedhjet e 25 prillit, në kahun opozitar u aludua se Kim po shnjestronte kryeministrin Edi Rama, për përfshirjen e njerëzve të krimit në listën e deputetëve.
Por ditën e sotme ambasadorja amerikane u ka dhënë fund spekulimeve, duke nënvizuar se ajo ka pasur një bisedë të qartë me kreun e qeverisë në lidhje me emërtimin e Tom Doshit.
Kim nënvizon se kryeministri Rama i ka kujtuar se ai e kishte përjashtuar personalisht këtë person nga Partia Socialiste.
Po ashtu, ambasadorja amerikane zbulon se kreu i qeverisë, i ka theksuar se se ky person nuk do të ketë asnjë rol në asnjë qeveri në çdo qeveri që ai do të formojë.
“Më lejoni t’i jap fund spekulimeve: KM Edi Rama dhe unë patën një bisedë të qartë se çfarë do të thotë ky emërtim. Në fakt, Kryeministri më kujtoi se ai e kishte përjashtuar personalisht këtë person nga Partia Socialiste. Ai theksoi se ky person nuk do të ketë asnjë rol në asnjë qeveri në çdo qeveri që ai do të formojë”, shkruan Yuri Kim.
Pak ditë më parë Yuri Kim, në vijim të apelit për kandidatë të pastër për zgjedhjet e 25 prillit ka rikujtuar vendimin e DASH për Tom Doshin, të cilin e ka futur në listën e zezë.
Sakaq kryeministri Edi Rama i pyetur në lidhje me këtë deklaratë, tha se sa herë që ta pyesin për ambasadoren nuk do të japë asnjë përgjigje.
Nga ana tjetër partia e PSD-së, e Tom Doshit depozitoi një ditë më parë në KQZ kërkesën për regjistrim për zgjedhjet e 25 Prillit.
Postimi i Yuri Kim në Twitter
M.Q./I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.7%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4408
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Do ta mbyllim TikTok, për momentin s'kemi zgjidhje tjetër‘, Rama: Kompanisë i parashtruam shqetësimet, kur të jenë gati do na sjellin propozime
28 Janar, 17:11
-
Berisha: Balluku mori 50 mln euro nga Tuneli i Llogarasë, i diktoi kompanisë turke ofertën! Njofton protestën e radhës
28 Janar, 15:25
-
Qytetari ankohet për oborret e shkollave, Rama: S’ka zaptime! Koha e grabitjes së pronave ka mbaruar, 45 të reja
28 Janar, 14:35
-
Zgjedhjet/ KQZ vendos si do 'ndahen' KZAZ-të! Tom Doshi merr 1 anëtar si pjesë e shumicës, 2 i merr PS, 2 PD dhe 1 PL
28 Janar, 13:12
-
Ish-Kinostudio shndërrohet në 'Tirana Training Center' me profesionistët e Hollywood-it, Rama: E paimagjinueshme më parë! Mundësi për Shqipërinë kreative
28 Janar, 11:45
-
PAMJET/ Rindërtohet shkolla 9-vjeçare ‘Ndre Mjeda’ në Shkodër, ambiente për 800 nxënës e mësues
28 Janar, 08:25
-
Gazetari izraelit: Shqipëria do të presë 100 mijë palestinezë nga Gaza! Rama rrëzon pretendimet: S'mund të bëjmë më shumë se vendet e tjera të BE
27 Janar, 21:17
-
Zbardhen 'debatet' në mbledhjen e PS/ Veterania i kërkon Veliajt ashensor në seli, 'irritohet' Rama: Nëse duam të respektojmë luftën, s'duhet të kërkojmë asgjë për vete
27 Janar, 18:31
-
Zgjedhjet/ Rama prezanton Braçen në njësinë 5, porosi për votën e diasporës: Duhet të përmbushim objektivat! Mbledh edhe delegatët e Tiranës
27 Janar, 16:31
-
‘SPAK është kthyer në parti aleate të Ramës’, Tedi Blushi: Po burgos dhe shantazhon drejtuesit e opozitës
27 Janar, 15:27
-
Përçarja për Primaret në PD, Berisha e pranon: Ka debate, por duhet zbatuar Statuti, s’e vendos unë! Gjyqtari i ndërruar për Salianjin, militant i PS
27 Janar, 13:17
-
Zgjedhjet/ KQZ s'do t’i japë Tom Doshit numërues nga opozita, zbulohet sa herë deputetët e PSD dhe PDIU bashkuan votat me PS
27 Janar, 12:56
Shikoni veten o Kim,presidenti i ben thirrje popullit te sulmoj kongresin e ti meresh me Tom Doshin.Pse nuk i thua Rames investo ne Shkoder? Pse nuk ja kujton Rames qe Voltanen Shkodra e ka dhurat nga ai?Vetem me Tom Doshin mund ta fitoj 1 deputet ne Shkoder Rama.
PërgjigjuE paska marre valixhen edhe Juri Kim.
Përgjigjuai ska nevoje per qeveri,ka nevoje vtm per mandat,tjerat i rregullon vete si don e kur don e ti smundesh te besh gjale sic skane bere gje paraardhesit tuaj,that's the truth lady..
PërgjigjuSa Tom Dosha ka Amerika moj Kim e di me mir se gjith ti.Nuk beni dot zgjedhje per vete e do i jepni mend botes.Mafia dhe korrupsioni me i rrezikshem nuk e kan qendren ne Shqiperi por ne Amerike.
PërgjigjuKimi është e pakomentueshme.
PërgjigjuNESE KENI GJERA KONKRETE PUBLIKOHINI DHE COJINI PARA SPAKUT ZNJ.KIM. NE TE KUNDERT HESHTENI E MOS BENI LLOQE ME EDIN..
PërgjigjuMoj Zonja Kim. Po ai mjafton të jetë deputet dhe të ngrerë kartonin pro qeverisë Rama kur të formohet pas zgjedhjeve dhe kaq është filmi. Ai ary e mbaron rolin e tij. Ramës i duhet kartoni i Doshit, asgjl tjetër Ama ndihmë të bukur i dhe shqiptarëve
PërgjigjuDuhet te mbyllen baret dhe restorantet tere diten, te lihen hapur vetem ushqimoret dhe furrat e bukes, mundesisht vetem te voglat, te cilat e kontrollojne hyrje daljen dhe jo qendrat tregtare. Dhe natyrisht te mos lejohet asnje pa maske, si ne rruge dhe ne ushqimore.
Përgjigjuty as vaksina ste ban derman hahahha
ti mir e ke moj Vjollca e jam shum dakort me ty po ke ngaterruar artikullin.ketu flitet per kimin edin e tomen po ska gje se dhe ajo qe the ti qendron
......edhe duam vaksina nga Europa
Hahahaha hahahaha un thash se ca do bonte kimi,po toma vetem don te jete deputet vete se per qeveri rregullohet
PërgjigjuPra personi nuk do kete vend ne qeveri. Sipas bisedimeve SHBA-Edi Rama. Kjo po qe eshte lajm i dites. Qe SHBA negociojne me nje qeveri te nje vendi te NATO mbi nje person qe SHBA e ka ne listen e zeze (si ato te Putinit apo Iranit) dhe Kryeministri yne premton se nuk do e fuse ne qeveri. Nuk premton, fjala bie, qe do ti kerkoje policise a prokurorise ta hetoje, ose qe ti verifikojne pasurite, ose qe to mos e perdore per fushate ne zgjedhje, ose ta denoncoje publikisht sikunder ben me LSI per skrap. Vetem qe nuk do ta kete ne qeveri. Te gjithe opsionet e tjera te hapura. Te jete kjo nje arritje e SHBA ne Tirane thua???
PërgjigjuSdo kete rol por do kete perfaqesues
PërgjigjuFlm shume znj Kim per te gjithe perpjekjet qe ju dhe paraardhesit tuaj keni bere per te ndertuar 1 Shqiperi me te mire pa krim e korrupsion.I takon popullit te mos e shes voten tek keta persona
Përgjigju