LSI me 17 deputetë, Spartak Braho
ikën nga grupi parlamentar i PS

LSI me 17 deputetë, Spartak Braho<br />ikën nga grupi parlamentar i PS
TIRANE - LSI është regjistruar si grup parlamentar me 17 deputetë. Deputeti i 17-të është Spartak Braho, i zgjedhur si ligjvënës nga listat e PS për qarkun e Tiranës. Madje ai ka marrë pjesë në të gjitha mbledhjet e grupit parlamentar socialist, duke votuar dhe për zgjedhjen e kreut të këtij grupi, Gramoz Ruçi.

Ndërkohë që teksa sheh përbërjen e grupit parlamentar të LSI në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë, emri i deputetit Spartak Braho është në fund të listës, pikërisht numri 17-të, duke treguar qartë se LSI është me të vërtetë një parti me peshë të fortë elektorale, duke mbështetur mazhorancën në bashkëqeverisje me 17 mandate deputeti. Ndërsa vetë kreu i LSI, aktualisht kreu i Kuvendit Ilir Meta është shprehur në lidhje me pjesmarrjen e deputetit Braho në mbledhjet e grupit parlamentar të PS me nota pozitive.

Ai ka nënvizuar për mediat se “Spartak Braho merr pjesë në mbledhjet e grupit parlamentar të PS, si deputet i listës së kësaj partie, ndërsa mbledhjet e kryesisë do t’i bëjë te LSI, si anëtar kryesie i kësaj partie. Kjo tregon se jemi mazhorancë e bashkuar dhe në veprim”. Nga ana e tij Rama ka thënë në takimin e zhvilluar me partiarkun socialist dhe të letrave shqipe Dritëro Agolli se “Spartakun e kemi hipotekë të bashkëpunimit tonë me LSI dhe të gjithë ia dimë vlerat që ka në këtë proces”. Deputeti Braho, që ka dalë nga listat e PS për qarkun e Tiranës, njëherësh anëtar i kryesisë së LSI ka marrë pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar të PS ku është bërë dhe konstituimi i kryesisë së grupit të PS, ku ka marrë pjesë dhe në votim, duke votuar si kryetar grupi të PS Gramoz Ruçin.

Por bazuar dhe në deklaratat e Ramës, që e ka cilësuar kaolicionin me LSI si pjesë të një programi qeverisës, e për më tepër deklaratës që në momentin e shpalljes së listave të kandidatëve për deputetë kur ka thënë se përfshirja e Brahos në listën e PS bëhet për shkak të cilësive të veçanta të tij kontributive në PS dhe në LSI, për të shërbyer si urë lidhëse në bashkëpunimin mes këtyrë dy partive, kjo me sa duket është kthyer në një normalitet. Ndërkohë që Braho është kreu i Komisionit parlamentar të Sigurisë, më i rëndësishmi, si përfaqësues i LSI, ndërsa PS me 10 anëtarë ka dhe postin e sekretarit të këtij komisioni, ndërsa nënkryetarin e ka PD. Ndërsa PS ka marrë drejtimin e katër komisioneve, duke lënë tre komisione për t’i drejtuar PD, një ndarje e balancuar me aleatët dhe opozitën.
 
spartak braho

(Ne foto: Faksimile e grupit parlamentar te LSI-se ne faqen zyrtare te Kuvendit)

Shkrimi u publikua sot (01.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Fier, i kërkoi favore seksuale klientes, hetohet në gjëndje të lirë avokati

Fier, i kërkoi favore seksuale klientes, hetohet në gjëndje të lirë avokati