Sekretari Ndërkombëtar i LSI-së, Ralf Gjoni ritheksoi shqetësimet e fundit të shprehura nga LSI këto ditë në lidhje me incidentet e fundit në qarkun e Kukësit dhe lidhur me presionet e vazhdueshme që ushtrohen nga forcat policore ndaj kandidatëve të LSI në këtë qark. Në këtë kuadër, zyrtarët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës u informuan edhe mbi mungesën e reagimit dhe qëndrimit nga ana e Ministrit të Brendshëm Flamur Noka për këtë çështje shqetësuese, pavarësisht thirrjes publike të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Manjani, Gjoni dhe Lazimi diskutuan me përfaqësuesit e misionit Parazgjedhor të KiE edhe mbi ecurinë e organizimit të zgjedhjeve, duke evidentuar nevojshmërinë e rritjes së garancive për transparencën e plotë të procesit.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)