LSI merr në mbrojtje Xhikën:
U arrestua me urdhër politik

LSI merr në mbrojtje Xhikën:<br />U arrestua me urdhër politik<br>
Kryetari i grupit të LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas vendimit të gjykatës për të lënë në burg Dashamir Xhikën, ish-drejtor i ARRSH i zgjedhur nga LSI në mandatin e parë të qeverisë Rama. “Prokuroria e krimeve te renda tashme vegel ne duart e kryeministrit deshtoi me akuzat ne gjyqin ndaj Z.Xhika nje ish nepunes i shtetit dhe sot qe pa gdhire me urdher politik shpiku nje tjeter akuze ndaj tij. Kjo prokurori qe nuk arreston Saimir Tahirin akuzat ndaj te cilit i di gjithe Shqiperia dhe pergjimet e te cilit i ka degjuar cdo shqiptar” shkruan ai.

Ndërsa deputeti i LSI, Përparim Spahiu akuzon prokurorinë si politike, që po zbaton me korrektësi urdhrat e qeverisë. Ai thotë se prokuroria “Arreston opozitën për të mbuluar krimet shtetërore që po bën”. Spahiu  paralajmëron se “Nuk do ta lemë vendin në dorë të diktatorit”. Gjykata vendosi sot masën e sigurisë arrest me burg për Xhikën të akuzuar për korrupsion në ndërtimin e rrugës Elbasan-Gjinar.

Statusi i Petrit Vasilit
Prokuroria e krimeve te renda ne sherbim te droges dhe kryeministrit.
Prokuroria e krimeve te renda tashme vegel ne duart e kryeministrit deshtoi me akuzat ne gjyqin ndaj Z.Xhiga nje ish nepunes i shtetit dhe sot qe pa gdhire me urdher politik shpiku nje tjeter akuze ndaj tij.
Kjo prokurori qe nuk arreston Saimir Tahirin akuzat ndaj te cilit i di gjithe Shqiperia dhe pergjimet e te cilit i ka degjuar cdo shqiptar.

Kjo prokurori qe ka prej vitesh denoncimin e kontrollit te larte te shtetit per Gjiknurin per grabitjen e 650 milion euro per CEZ.
Kjo prokurori qe nuk arreston ministren e drejtesise qe ekstradoi duke dhunuar ligjin Nazer Seitaj qe po vete kjo prokurori e kish arrestuar.
Kjo prokurori qe mbyll dosjen e Rames sepse ky kerkoi falje ne facebook pasi ai shkaterroi zgjedhjet duke i bere thirrje policise te lere uniformat dhe te beje vota per partine socialiste

Kjo prokurori e vene per fundi nga kryeministri me kercenimin e vetingut i dha fund besimit te shqiptareve te drejtesia.Prokurorine e Rames,Markut e Xhafes nuk e beson me askush. Prokuroria qe nuk lufton drogen e korrupsionin e ministrave eshte qartazi perkrahese edhe droges dhe korrupsionin dhe do te mbuloje diellin me shoshe duke shkelur ligjin me te dyja kembet per te denuar nje ish nepunes vetem e vetem per terhequr vemendjen nga baterdia qeverisjes kriminale e korruptive qe po shkaterron vendin. Rama jep urdhera politike, por nuk firmos ndersa prokuroret po firmosin dhe po shkelin e dhunojne ligjin, pergjegjesia per ta eshte individuale per sot e per mot dhe shpejt a vone asnje nuk i shpeton dot kurre kesaj pergjegjesie.....

Statusi i Perparim Spahiut
Prokuroria politike, po zbaton me korrektësi urdhërat e qeverisë!
Arreston opozitën për të mbuluar krimet shtetërore që po bën!
Ditën e dielë kërkohet një masë tjetër arresti. Nuk prisnin as deri nesër, por e duan sot për të mbuluar me hi, pisllëkun që bënë me arrestimin idiot në Elbasan! I uroj Dashit të faktojë pafajsinë e tij, ndonëse në kushte të pabarabarta!

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin