LSI mesazh PS para zgjedhjeve
në Dibër: Koalicioni i qëndrueshëm

LSI mesazh PS para zgjedhjeve<br />në Dibër: Koalicioni i qëndrueshëm
Lëvizja Socialiste për Integrim ka artikuluar një mesazh bashkëpunimi në adresë të Partisë Socialiste, para zgjedhjeve për Bashkinë e Dibrës, zgjedhje të cilat konsiderohen si test për koalicionin. Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Petrit Vasili, ka theksuar dje se LSI ka një qëndrim të përsëritur për të respektuar marrëveshjen me PS.

“Kemi një marrëveshje politike serioze dhe kemi atë qëndrim të përsëritur për të respektuar marrëveshjet”, është shprehu Petrit Vasili.

Vetëm disa ditë më parë, kryetari i Kuvendit Ilir Meta, ka theksuar se marrëveshja me Edi Ramën vazhdon. Meta ka deklaruar se ideja e qeverisë teknike është tejkaluar, pasi propozimi ishte vetëm në kuadër të miratimit me konsensus të Reformës në Drejtësi. “Qëllimi im ishte që meqë të gjithë e duan reformën dhe PD ka frikë se mos kapej sistemi, ideja ime ishte që të bënim çdo sakrificë “të sakrifikojmë pushtet për te bëre shtet” dhe të bënim zgjedhje te parakohshme. Marrëveshja me Edi Ramën vazhdon. Nuk ka asnjë sulm nga ana ime dhe z. Rama i kam dhënë mbështetje për të qeverisur”, ka pohuar Meta.

Ndërkaq, po gjatë ditës së djeshme, Petrit Vasili i shprehu ngushëllime familjes së Zamir Velajt, elektricistit që humbi jetën në krye të detyrës. Duke e cilësuar një krim të shëmtuar që meriton një dënim të rreptë, z. Vasili i bën thirrje organeve të drejtësisë që të veprojnë me shpejtësi.“Dua t’i shpreh ngushëllime familjes së Zamir Velajt, elektricistit që humbi jetën në krye të detyrës.  Ky është një krim i shëmtuar që meriton dënimin më të  rreptë. Drejtësia duhet të veprojë me shpejtësi. Shprehim mbështetjen e plotë për çdo punonjës të shtetit që kryen me përkushtim detyrën dhe respekton e zbaton ligjin. Të merren nga shteti masa të gjithanshme për mbrojtjen e punonjësve gjatë ushtrimit të detyrës shtetërore”, theksoi z. Vasili.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksident në  aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur

Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur