Lëvizja Socialiste për Integrim ka ndezur motorët e fushatës zgjedhore të 2019. Ditën e sotme, zyrtarët e lartë të LSI kanë ndaluar në Korçë, prej ku kanë përcjellë mesazhe të forta kundër qeverisë Rama.

Kanë qenë kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari, si dhe deputeti i qarkut Korçë, Edmond Panariti, që kanë zhvilluar sot një takim me strukturat e LSI në Korçë.

“Droga dhe krimi i organizuar kanë rrënuar ekonominë. Kryeministri duhet të përgjigjet, sepse ka mashtruar për NATO”

Petrit Vasili, kreu i grupit të LSI

“Kryeministri koka e korrupsionit në Shqipëri. Rinia e revoltuar nga qeverisja e krimininalizuar e kryeministrit. Baza e LSI solidariteti dhe përkushtimi ndaj çdo qytetar”

Endrit Braimllari, Sekretar i LSI

“Kryeministri ka mbjellë varfëri dhe mjerim”

Edmond Panariti, deputet