LSI 'në një mendje' me misionin e KiE: Zgjedhjet nuk ishin kushtetuese

LSI 'në një mendje' me misionin e KiE:  Zgjedhjet nuk ishin kushtetuese

LSI është rreshtuar në radhët për të përshëndetur deklaratën e misionit të KiE, që nuk ka asnjë lidhje me BE, lidhur me zgjedhjet e 30 qershorit duke iu rikthyer akuzave dhe sulmeve të vjetra. Zëvendëskryetari i LSI, Luan Rama u shpreh se misioni i KiE vërtetoi atë që ka thënë opozita, se 'zgjedhjet e 30 qershorit ishin në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me ligjin dhe krijoi një precedent të rrezikshëm për demokracinë dhe funksionimin e shtetit në Shqipëri.'

Luan Rama tha se qëndrimi i këtij misioni nxjerr në hap maskaradën që u bë me zgjedhjet, ndërsa theksoi se afrimi i vendimit me familjen europine do të vijë vetëm përmes plotësimit të 9 pikave të vendosura nga Bundestagu gjerman.

'Qëndrimi më i fundit evidenton, denoncon dhe nxjerrë edhe njëherë zbuluar maskaradën e zgjedhjeve të ashtu quajtura të 30 qershorit të vitit të kaluar dhe denoncon gjithashtu paturpësinë e veprimit të mazhorancës, e cila i kriminalizoi edhe këto zgjedhje siç ka bërë në fakt edhe me zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017. Shqipëria duhet të përmbushë detyrat e shtëpisë të përcaktuara në rezolutën e Bundestagut Gjerman si kusht për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian' tha Luan Rama.

Në lidhje me funksionimin  e Gjykatës Kushtetuese, Luan Rama tha se qeveria po bllokon në mënyrë të qëllimshme atë pikërisht që të mos hetojë zgjedhjet e 30 qershorit dhe të zgjasë sa më shumë jetëgjatësinë e pushteti të tij.

'Gjykata Kushtetuese ka dhe një detyrë të përcaktuar qartë edhe në rezolutën e Bundestagut gjerman sepse ajo duhet të shprehet për legjitimitetin e zgjedhjeve të 30 qershorit, prandaj mazhoranca, prandaj qeveria e ka bllokuar Gjykatën Kushtetuese për t'i vazhduar dhe t'i zgjasë sa më shumë jetën këtyre strukturave në krye të të cilëve i janë vënë element me background apo me prapavijë kriminale' tha Luan Rama.

Në zgjedhjet vendore të 30 qershorit theksojmë se opozita zgjodhi të vetëpërjashtohej nga procesi zgjedhor duke lënë të papërfaqësuar elektoratin e saj dhe duke lënë në 'garë' vetëm mazhorancën të përballet me veten.Misioni i KiE doli me një deklaratë një ditë më parë ku tha se 'zgjedhjet e 30 qershorit ishin të cunguara dhe nuk reflektonin demokracinë funksionale në nivelin kombëtar e lokal.'

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Raul: 07/02/2020 16:51

    Po foli ky Luan qimeuriqi i Nafije Dybekut te leshitlikes vertet se dicka nuk eshte ne rregull, ik ore servil i neveritshem i leshelise

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 07/02/2020 16:48

    Shkoni boni shurten o LSI bashke me ate bache... qe po thyen kallamoq ne SHBA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Incident ajror në Korenë e Jugut, CEO i 'Jeju Air' kërkon falje dhe përulet

Incident ajror në Korenë e Jugut, CEO i 'Jeju Air' kërkon falje dhe përulet