LSI: Në vend debati për integrimin, diskutojmë të shkarkojmë apo jo Metën

LSI: Në vend debati për integrimin, diskutojmë të shkarkojmë apo jo Metën

"Shqipëria i afrohet 15 Tetorit me një pesimizëm që ngjall trishtim dhe që duket se reflekton lodhje të një pritjeje të gjatë e disa vjeçare për çeljen e bisedimeve për anëtarësim", kështu shkruan ish deputetja e LSI, Klajda Gjosha.

Ndër të tjera Gjosha ka deklaruar se sipas saj kushtet ekzistuese vijojnë të mbeten pengesë për Shqipërinë dhe së fundmi janë shtuar kushte të reja për rrugën e saj drejt integrimit Europian.  

Sipas ish-deputetes vendi ynë po merr  shuplakën e radhës për shkak se në vend që të të debatohet për integrimin në Bashkimin Europian sot diskutohet të shkarkohet apo jo Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Deklarata e plotë e Gjoshas:

Shqipëria i afrohet 15 Tetorit me një pesimizëm që ngjall trishtim dhe që duket se reflekton lodhje të një pritjeje të gjatë e disa vjecare për celjen e bisedimeve për anëtarësim. Politika duket që e ka parë si një lojë për interesa personale procesin, duke harruar nevojën jetike qe ka Shqipëria për të ecur më tej dhe për të konsoliduar perspektivën e saj europiane.

Qeveria deri në këto moment, ka luajtur më shumë me presione se sa me rezultate konkrete dhe të prekshme. Fatkeqësisht institucionet tona dhe përfaqësuesit e tyre u mjaftuan në komunikimin rutinë që bëhet në mënyrë periodike me Komisionin Europian, duke harruar politikën e vështirë dhe shpesh herë tejet kërkuese të vendeve anëtare, ku nuk ka munguar edhe dyshimi apo mosdakordësia mes Komisionit dhe Keshillit Europian.

Sot ndodhemi përballë një të vërtete të hidhur ku kushtet ekzistuese vazhdojnë të mbeten pengesë për Shqipërinë dhe atyre u shtohen edhe kushte të reja që janë në koherencë të plotë me zhvillimet e fundit në Shqipëri. Është pikërisht Gjermania vendi që nis gjithmonë diskutimin me avancimin e procesit të zgjerimit dhe ajo tashmë ka folur. Versioni I Gjermanisë me kushte për celjen e bisedimeve për anëtarësim, duket opsioni më optimist, kuptohet në gjithë kufizimet që ai I bën Shqipërisë. Pas Gjermanisë është rradha e vendeve të tjera anëtare, të cilat edhe pse nënvlerësohen nga përfaqësuesit e qeverisë, luajnë një rol po aq kyc sa edhe Gjermania me votën e tyre vendimtare. Cdo vend ka të drejtën të shtoj kushte, po aq sa ka të drejtën të vendos edhe veton për të pamundësuar për një periudhë të gjatë rrugëtimin e mëtejshëm të Shqipërisë.

Politika jonë e jashtme për fat të keq është mekanike në mënyrën se si ajo funksionon. Është politikë komuniste, që bazohet në propagandë dhe vetëkënaqet me shkrepjen e fotografive apo konferencave për shtyp që nuk prodhojnë asgjë. Instutucionet tona ndër vite kanë treguar një mungesë serioziteti dhe bashkëpunimi me institucionet homologe të vendeve anëtare. Kjo ka bërë që të dominojnë problematikat e vendit tonë mbi aspektin pozitiv, duke mos mposhtur dot perceptimet negative që jo rrallë janë krijuar mbi Shqipërinë dhe shqiptarët.

Politika autoritare, kapja e shtetit dhe mungesa e kulturës së dialogut nuk e ndihmojnë Shqipërinë të nxjerr në pah anën e saj pozitive, përkundrazi e kanë përcjellë atë si një vend me mungesë të thellë të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe maturisë politike.

15 Tetori, sic tha edhe Kryeministri, mund t’I japë Shqipërisë shuplakën e rradhës në procesin e integrimit. Ajo c’ka Kryeministri harroi të analizonte ishte fakti se kjo nuk do të ndodhë vetëm për shkak të problemeve të brendshme të BE, por mbi te gjitha për shkak të papërgjegjshmërisë tonë në raport me reformat kyce dhe në raport me qytetarët shqiptarë. PO, është e vërtetë që BE po përballet me paqartësi brenda saj, me nevojën për reformim dhe balancim pushtetesh, por kjo nuk e pengon Serbinë dhe Malin e Zi të celë apo të mbyllë kapituj, dhe nuk e pengoi së fundmi as Maqedoninë e Veriut të marrë një datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Shqipëria po e merr shuplakën e rradhës sepse askush nuk denjoi të punonte për kushtet e vendosura në 2018, sepse në vend që integrimi të jetë një debat kombëtar, ne sot diskutojmë të shkarkojmë apo jo Presidentin e Republikës, e në vend që të kishim arritur një pakt kombëtar për integrimin, ne e izoluam vetveten duke vrarë pluralizmin politik dhe të drëjtën e zgjedhjes për qytetarët tanë!

Procesi I integrimit do të vij duke u vështirësuar. Këtë e tregoi qartë Bundestagu Gjerman. Kushtet që vendosen sot përpara nesh nuk janë thjeshtë disa kuti boshe që duhen mbushur, ato janë themeli I formimit të një shteti dhe kërkojnë mentalitet të ri dhe mature politike. Kërkojnë një politikë reale, që do të përmbysë një herë e përgjithmonë politikën e vjetër e konfliktuale, ku prioritetet kyce duhet të jenë kapacitet njerëzore dhe thithja e trurit, ringritja e ekonomisë shqiptare që mund të përballet me sfidat dhe konkurencën rajonale dhe europiane si dhe ringritjen e dipllomacisë shqiptare në nivele dinjitoze. Janë këto tre shtylla që në mënyrë indirekte do të zgjidhnin edhe shumë cështje që na mundojnë sot si luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Por që kjo të bëhet realitet, vendi ka nevojë për një garë idesh dhe alternativash. Kosova nisi ta bëjë këtë realitet. Shqipëria është shumë e vonuar, por sic thotë ajo fjala e urtë: “Më mirë vonë se kurrë”!"

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben: 08/10/2019 14:52

    Foli edhe kjo fshatarja,qe vodhi sa deshi.

    Përgjigju
  • Hardhuca klajda gjosha: 08/10/2019 11:26

    Kjo hardhuca klajda ka vjedhur sa ka plas ku i bëri kjo 5 dyqane ? E tani hajdutja na jep mënd se çfar duhet të bëjm o pik e zez .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë