'LSI s'po i shkel syrin qeverisë, në të kundërt prishen rregullat e lojës!' Duka për legalizmin e kanabisit: Nëse rrit ekonominë jam dakord (VIDEO)

TIRANË- Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, në një intervistë për 'Report TV' me gazetarin foli për disa çështje të aktualitetit ku më shumë u ndal në reformën zgjedhore.

Sipas Dukës qeveria nuk ka për qëllim për ta  bërë reformën pasi ndryshe nuk do të kërkonte ndihmën e ambasadorëve.

Ai foli edhe për LSI, duke deklaruar se nuk ka parë ndonjë shenjë afrimiteti me pushtetin, ndërsa nuk la pa komentuar edhe diskutimin e hedhur së fundmi për legalizimin e kanabisit.

Për reformën zgjedhore.

"Me çkemi parë në media këta të PS i janë drejtuar ambasadës amerikane për të ulur opozitën në tryezë. Nëse do isha në vend të Gjiknurit do të shfrytëzoja çdo rrugë për të ulur opozitën në tryezë.

Për shkak se reforma bëhet për shqiptarët kjo nuk është e drejtë. Nëse e shohin si interes personal, harrojnë që qëllimi kryesor i kësaj reforme është për ata që votojnë. Në këtë sens ka një këndvështrim të gabuar. E shohin për interes personal dhe të forcave politike. Nëse do ishte për qytetarët, që bëhet reforma zgjedhore, ka ende kohë. Por shihet njëfarë ngadaltësie. Përfaqësuesit e  ambasadave të huaja s'bëjnë gjë tjetër veçse vonojnë kohën."

Jeni dakord me PD-në për reformën zgjedhore dhe ç'mendim keni për qeverinë transitore?

"Partitë e vogla kanë kërkuar ndryshimin e sistemin zgjedhor. Mesa duket qëllimi jonë nuk shihet me sy të mirë. Kemi bërë një propozim që të bëhen grupime politike brenda koalicionit zgjedhor. Përsa i përket qeverisë tranzitore do të ishte shumë mirë nëse do të arrihej. Në këtë mënyrë shmanget kundërshtitë për zgjedhje, sepse normale është që qeveria në pushtet përfiton duke qenë në qeverisje. Jo më tani që opozita ka kundërshtime për mënyren se si janë bërë zgjedhjet. Kjo të zgjasë derisa të bindemi që zgjedhjet në qeveri të bëhen të ndershme."

Kualicioni opozitar mos është lëkundur? Presidenti miratoi ndryshimet në kodin penal...

"Si natyrë nuk jam konspiracionist. Unë merrem me atë që thuhet në fytyrë, ballë për ballë. Ne kemi bërë takime ku e pranishme ka qenë Kryemadhi dhe vazhdojnë të jenë në të njëjtën qëndrim me atë që kanë qenë më para. Edhe kur nuk është Kryemadhi është Vasili.

Ustallarë dhe mjeshtra e shohin ndryshe. Pse kanë rënë dakord për dekretet ka disa arsye. Duke qenë një situatë e pazakontë është e arsyeshme që të dakordësohen. Nuk ka shkelje syri nga LSI dhe anasjelltas. Nëse është ndryshe nuk më vjen mirë se prishen rregullat e lojës. Kjo pastaj shkatërron çdo gjë dhe i jep një goditje të fortë rinisë."

Shehi tha se PD ka qenë opozita më e butë në botë.

"Për kolegët kam shumë respekt. Që Basha ka një mënyrë tjetër për të bërë opozitë, me Berishën ndryshon shumë. Sipas Bashës kjo përgatit shtratit për të ardhur në pushtet. Për mua duhet të ishte diçka e mesme. Opozita nuk duhet të jetë e ashpër, por nga ana tjetër nëse do të isha në vend të Bashës nuk do më pëlqente kjo opozitë konstruktive, sepse përpkrahësit i lë në 'stand-by'."

Nëse Basha nuk fiton këto zgjedhje a duhet të largohet?

"Unë nuk jam te PD-ja. Unë jam me të kaluar të majtë. Nuk mund të japë unë përgjigjje për këtë. Do të ishte e paetikë. Unë nuk jam me PD, jam me Partinë Agrare Ambientaliste. Për momentin nuk ka një synim që nesër të jem partia më e madhe opozitare. Janë ata që duhet të japin një përgjigjje."

Legalizimi i kanabasit, i propozuar së fundmi nga kryeministri.

"Kjo tezë ka kohë që ka dalë. Është një përgjigjje shumë e vështirë në këtë lloj situate. Në këtë moment duhet të jemi shumë të qetë dhe të ruajmë shëndetin e njerzëve, por edhe të ruajmë ekonominë. Tani nuk mund të përgjigjem për këtë. Por nëse nuk dëmtohet shëndeti i njerzëve dhe forcohet ekonomia do të ishte mirë. Por nëse është e kundërta, dëmtohet shëndeti i njerzëve, do isha kundër. Nëse ka ndonjë mendim, apo prapaskenë siç ishte kjo e dyta, atëherë do të flisja ndryshe."

Ne.k./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Noku: 10/05/2020 20:42

    S'paske mendim nese duhet te largohet Basha po humbi prape zgjedhjet?!!! Ja te shohim a do kesh mendim kur te te beje dalje me nja dy-tre manovra ne Kodin Zgjedhor kunder partive te vogla.

    Përgjigju
  • Lefteri: 10/05/2020 13:04

    Legalizimi i Kanabisi po u be ED RAMA DUHET TI KERKOJE FALJE PUBLIKE TRAFIKANTIT INTERNACIONAL TE DROGES SAIMIR TAHIRIT QE ISHTE PJESE E QEVERISE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën! Mohoi edhe bashkëjetuesen

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën! Mohoi edhe bashkëjetuesen