LSI nxjerr të shtunën delegatët për Konventën Kombëtare, Xhixho jep detajet për Report Tv: Pas 5 dhjetorit prezantojmë platformën dhe ekipin për garën elektorale

6 muaj para zgjedhjeve parlamentare, anëtarësia e Lëvizjes Socialiste për Integrim do ti nënshtrohet një tjetër votimi. Të shtunën, anëtarët e kësaj force politike do ti drejtohen kutive të votimit për të përzgjedhur delegatët e Konventës kombëtare. Nënkryetarja Erisa Xhixho tregon detajet e këtij procesi të rëndësishëm për LSI.

“Ne kemi zhvilluar gjithë anën organizative të partisë, pra këto zgjedhje do shënojnë edhe një kulm të gjithë punës së bërë këto muaj në të gjitha strukturat bazë në mënyrë që të hapnim dyert për LSI, në mënyrë që ata që kanë ardhur në LSI të kenë mundësi për të zgjedhur. Të shtunën do të kemi zgjedhjet, në të gjitha degët tona, një proces votimi që na  përgatit për zgjedhjet e 25 prillit. Mbahen nga ora 9 deri në 16:00”, thotë Xhixho për Report Tv.

Janë cilësuar si forca politike më kryeneçe, por diktuar nga rregullat e pandemisë, LSI do të ndjekë krahas votimit fizik, edhe rrugën e votimit elektronik.

“Të gjithë anëtarët do të duhet të shkarkojnë aplikacionin ‘Join LSI, atyre do tu shkojë një kod, dhe mund të aksesojnë direkt me numrin e kartës së anëtarësisë në LSI. Aty do të kenë të gjitha hapat për të votuar për kandidatët, për kryetaren dhe pasi të votojnë nuk do të kenë më mundësi të aksesojnë aplikacionin”, sqaron nënkryetarja e LSI.

Qartësinë e vendimeve që forca politike ku është pjesë, do të marrë për zgjedhjet e 25 prillit, Xhixho e premton pas 5 dhjetorit, kur edhe do të mbahet Konventa Kombëtare

“Konventa e 5 Dhjetorit do të ketë një rëndësi shumë të madhe për mesazhet politike që do të përcjellë, për platformën politike që do të lancojmë dhe për ekipin që do të drejtojë të gjithë fushatën deri më 25 prill.”, thotë Erisa Xhixho

Të rinjtë janë fokusi i kësaj force politike, por Xhixho nuk kursen as thirrjen ndaj themeluesve të LSI për tu bërë pjesë e proceseve që i paraprijnë vendimeve për zgjedhjet e 25 prillit.

er.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem dorraci: 19/11/2020 10:28

    Do ta tundim mire dybekun kete rradhe.fitore LSI

    Përgjigju
  • Haha: 18/11/2020 21:40

    LSI lesh e dhi ne te.

    Përgjigju
  • gomari: 18/11/2020 18:43

    Ju te LSI partise te Like floririt do te fitoni kete timin.

    Përgjigju
    • Mushku: 18/11/2020 20:01

      Edhe ket temin

  • robi: 18/11/2020 17:37

    Erisa hundpinokja e Nafije dybekut dhe nenkryetarja e 16 te e leshitlikes sheh endrra me sy hapur se do kete antare qe do ti bashkohen leshelise. Leshelija eshte braktisur totalisht , Nafije dybeku ka mbetur vetem me sharebajgat e haremit te Jales dhe lristat erotiko naziskine td cilet dhe ato po e braktisin masivisht. Une do votoj per strategen e leshitlikes me shkolle te mesme , trularasken Kejdi dhembcakallja

    Përgjigju
    • tosi: 18/11/2020 21:33

      Po si i ka mbledhur kjo Nafije dybeku gjithe shpifaraket e Shqiperise, po si nuk ka nje per mashalla. Lere vete si eshte bere me ato flegrat e kalit ne hunde, ta shpif.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK