Meta: Më shtohet respekti për Ramiz Alinë kur shoh Bashën! Politikan qoftesh që s'largohet kur humbet! Nëse partitë s’janë gati për zgjedhjet e pjesshme, të dalin kandidatë të pavarur qytetarët

Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta, deklaroi këtë mbrëmje se kur sheh kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, i shtohet respekti për Ramiz Alinë, pasi kur fitoi pala tjetër iku nga posti dhe i hapi rrugën fituesve. Meta e quajti Bashën politikan qoftesh që çdo gjë e ka marrë dhuratë nga të tjerët dhe qe nuk ikën edhe kur humbet zgjedhjet. Kriza në Partinë Demokratike, sipas Metës, zgjidhet vetëm me votë të lirë.

“Nuk dua të bëj më asnjë koment për z.Basha. Ju a kam thënë dhe po ju them që nuk kam menduar kurrë që Shqipëria do katandisej në këtë derexhe. Kur shoh lidershipin aktual të PD, mua me rritet respekti për Ramiz Alinë, që kur fitoi pala tjetër iku nga posti dhe i hapi rrugën palës fituese. Nuk kam nostalgji fare për Ramiz Alinë sepse une jam student i Dhjetorit '90, por si nuk mund të kesh respekt për të kur sheh këta politikanët e qofteve që çdo gjë e kanë marrë dhuratë nga të tjerët dhe qe nuk ikin edhe kur humbin.”-tha Meta.

Meta foli edhe për zgjedhjet e pjesshme vendore për bashkitë që janë pa kryetar. Ai deklaroi se nëse partitë nuk janë gati për të hyrë në zgjedhje, le të dalin kandidatë të pavarur dhe çdo qytetar të kandidojë.

"Unë si President jam i detyruar të shpall një datë zgjedhjesh për bashkitë e mbetura pa kryetar. Shpallja e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore, nuk ka lidhje me Bashën dhe as me ndonjë parti tjetër. Nëse partitë nuk janë gati për të hyrë në zgjedhje, atëherë le të dalin kandidatë të pavarur dhe çdo qytetar që do të kandidojë"-tha Meta.

Ndër të tjera Meta deklaroi se do ta çonte në Gjykatën e Strasburgut çështjen e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit nëse Gjykata Kushtetuese do i shpallte si kushtetuese. Meta tha se priste që Gjykata Kushtetuese t’i shpallte antikushtetuese, nisur edhe nga raporti i OSBE/ODIHR ndërsa shtoi se ka shmangur një përplasje mes demokratëve e socialistëve.

“Do ta çoja në Gjykatën e Strasburgut, çështjen e zgjedhjeve vendore nëse Gjykata Kushtetuese, do i shpallte si kushtetuese. Unë do zbatoja vendimin e Gjykatës si President, por unë prisja që Gjykata Kushtetuese, t'i shpallte  antikushtetuese zgjedhjet e 30 qershorit 2019 nisur dhe nga raporti OSBE/ODIHR, si dhe mos publikimi i dekretit të Presidentit, për datën e zgjedhjeve  në Fletoren Zyrtare. Unë si President, këtë vendim kam pritur, që zgjedhjet më pas të bëheshin në të gjithë vendin. Ndaj dhe unë tani kam nisur një procedurë dhe jam i vendosur për të ecur përpara në këtë proces."-tha Meta.

Presidenti Ilir Meta ka komentuar edhe vizitën e Presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan në Shqipëri. Ai u shpreh se nuk ka ndonjë arsye për të ndjerë keqardhje që nuk u takua me homologun e tij, Erdogan, ndërsa shtoi se ai ka qenë i ftuar i qeverisë dhe është sjellë si i tillë.

“Sot ka qenë një ditë shumë e jashtëzakonshme për mua, i angazhuar në shumë aktivitete për të nderuar kujtimin e paharruar të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Nuk kam arsye të kem ndonjë keqardhje që nuk kam takuar zotin Erdogan. Ai ka qenë i ftuar i qeverisë dhe është sjellë si i ftuar i qeverisë. Uroj të ketë kaluar sa më mirë në Shqipëri."-tha Meta.

Ndër të tjera, Presidenti theksoi se ka pasur një ditë të ngarkuar me disa aktivitete për të nderuar kujtimin e paharruar të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Sakaq, kreu i shtetit deklaroi se 17 janari, 2 marsi dhe 28-29 nëntori janë data shumë të rëndësishme për të.

"Nëse do kërkonte një takim sot, do bëja një sforcim për ta takuar sepse kam pasur një agjendë vërtetë shumë të ngarkuar, por nuk ka kërkuar takim. Erdogan nuk ka qenë i ftuar nga unë. Doja të falënderoja më shumë mirënjohje popullin turk për ndihmat bujare që i kanë dhënë popullit shqiptar. Në kalendarin tim, 17 janari, 2 marsi dhe 28-29 nëntori janë data shumë të rëndësishme. S'kam asnjë koment për vizitën e Erdogan sepse jam shumë i lumtur që agjendja ime sot ka qenë plotësish e fokusuar tek përkujtimi i Skënderbeut.”-përfundoi Meta.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:38
Ka thënë se do shpallet 'non grata', Meta ironizon Bashën: Më vjen keq për çdo ambasadë që e merr seriozisht kryememexhiun e Shqipërisë

1639308496_PresidentiIlirMETA1024x683500x334.jpg

Presidenti Ilir Meta, ironizoi këtë mbrëmje kreun e PD, Lulzim Basha, i cili ka thënë se Meta do të shpallet non grata nga SHBA. Presidenti, teksa e quajti Bashën 'kryememexhiu' i Shqipërisë, theksoi se se do t'i vinte keq për çdo ambasadë që do të katandisej në nivelin kur do të merrte Bashën si zëdhënës serioz për të dhënë mesazhe.

“Nëse ka ndonjë palo-ambasadë apo palo-shtet që ka zgjedhur ndonjë palo-politikan për t’i dërguart mesazh Ilir Metës, mua këtu më kanë patur dhe këtu do të më kenë. Më vjen keq për ata amerikanë të korruptuar që kompromenbtojnë vlerat e SHBA-ve. Kur Ilir Meta ka dalë në lëvizjen e Dhjetorit, nuk ka patur ambasadë amerikane në Shqipëri. Unë kam shumë respekt për ambasadat, por kush ka mesazh për Ilir Metën, le të ma thotë direkt, pasi unë nuk do të hezitoj t’ja them kujtdo ashtu siç e meriton. Të marr kryememexhiun e Shqipërisë si zëdhënës serioz, mua më vjen keq për çdo ambasadë që do katandisej në atë nivel”, tha Meta.

Ora 22:10
Çfarë po paralajmëron Presidenti Meta: Popullin e 2 marsit do e thërras për çështje madhore

1642271338_meta.jpg

Presidenti Ilir Meta, deklaroi këtë mbrëmje se pas përfundimit të mandatit si President më 24 korrik 2022, do të flaës me popullin e 2 marsit. Kreu i shtetit theksoi se popullin e 2 marsit do ta thërrasë vetëm për çështje madhore.

“Zero çështje për Presidentin në Gjykatën Kushtetuese. Deri më 24 korrik 2022 unë do të jem në këtë detyrë dhe në 25 korrik 2022 unë do flas me popullin e 2 marsit. Se çdo ndodhë me të ardhmen time dhe se çfarë do të bëj pas 24 korrikut 2022 unë nuk kam nevojë për zëdhënës tjetër veç Tedi Blushit. Të jeni të bindur se unë popullin e 2 marsit do e thërras për çështje madhore. Une kam vetëm një agjendë sepse kam vetëm një atdhe. Unë do të jem gjithmonë me shqiptarët dhe pranë shqiptarëve sepse fuqia ime është vetëm e vërteta.”-tha Meta.

Ora 21:34
Meta: Kur shoh Bashën më shtohet respekti për Ramiz Alinë! Kreu i PD, politikan qoftesh që nuk largohet kur humb

1642451979_ilir.JPG

Presidenti Ilir Meta tha se nuk ka më asnjë koment për kreun e PD, Lulzim Basha ndërsa e quajti atë politikan qoftesh që çdo gjë e kanë marrë dhuratë nga të tjerët dhe nuk largohen kur humbin. Ndër të tjera Meta theksoi se teksa sheh lidershipin aktual të selisë blu, i rritet respekti për Ramiz Alinë.

“Nuk dua të bëj më asnjë koment për z.Basha. Ju a kam thënë dhe po ju them që nuk kam menduar kurrë që Shqipëria do katandisej në këtë derexhe. Kur shoh lidershipin aktual të PD, mua me rritet respekti për Ramiz Alinë, që kur fitoi pala tjetër iku nga posti dhe i hapi rrugën palës fituese. Nuk kam nostalgji fare për Ramiz Alinë sepse une jam student i Dhjetorit '90, por si nuk mund të kesh respekt për të kur sheh këta politikanët e qofteve që çdo gjë e kanë marrë dhuratë nga të tjerët dhe qe nuk ikin edhe kur humbin.”-tha Meta.

Ora 21:13
Meta: Shpallja e zgjedhjeve të pjesshme vendore s’ka lidhje me Bashën! Nëse partitë s’janë gati, të dalin kandidatë të pavarur qytetarët

1642450629_da9dce334c764c309c786b1bbfceb2f3.jpg
Presidenti Ilir Meta, deklaroi këtë mbrëmje se shpallja e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore nuk ka lidhje me Lulzim Bashën dhe asnjë parti tjetër. Kreu i shtetit theksoi se nëse partitë nuk janë gati për të hyrë në zgjedhje, le të dalin kandidatë të pavarur dhe çdo qytetar të kandidojë.

Ndër të tjera Meta deklaroi se do ta çonte në Gjykatën e Strasburgut çështjen e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit nëse Gjykata Kushtetuese do i shpallte si kushtetuese. Meta tha se priste që Gjykata Kushtetuese t’i shpallte antikushtetuese zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, nisur edhe nga raporti i OSBE/ODIHR.

“Do ta çoja në Gjykatën e Strasburgut, çështjen e zgjedhjeve vendore nëse Gjykata Kushtetuese, do i shpallte si kushtetuese. Unë do zbatoja vendimin e Gjykatës si President, por unë prisja që Gjykata Kushtetuese, t'i shpallte  antikushtetuese zgjedhjet e 30 qershorit 2019 nisur dhe nga raporti OSBE/ODIHR, si dhe mos publikimi i dekretit të Presidentit, për datën e zgjedhjeve  në Fletoren Zyrtare. Unë si President, këtë vendim kam pritur, që zgjedhjet më pas të bëheshin në të gjithë vendin. Ndaj dhe unë tani kam nisur një procedurë dhe jam i vendosur për të ecur përpara në këtë proces. Shpallja e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore, nuk ka lidhje me Bashën dhe as me ndonjë parti tjetër. Nëse partitë nuk janë gati për të hyrë në zgjedhje, atëherë le të dalin kandidatë të pavarur dhe çdo qytetar që do të kandidojë”-tha Meta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 18/01/2022 03:19

    Sigurisht qe duhet te kesh respekt per Ramiz Aline.Ai ishte politikan i vertete,sepse ndryshe nga ti dhe Berisha,kur iku,jo vetem qe nuk e dha premtimin me ze te larte(iku ne heshtje),por dhe e mbajti dhe as nuk u kthye me.Kurse ju premtuat qe do benit doreheqje pas zgjedhjeve,por nuk e mbajtet,kurse Sala u terhoq /de jure/,por tani qe i ka zene rrota bishtin,u pendua dhe kerkon te rikthehet /de jure/ e /de facto/,haptazi ne politike.Dhe pervec kesaj,as Basha,as Berisha,as Rama nuk mund te krahasohen me qoftexhiun me te madh qe ka pare hist.e Shqiperise-Ilir Meten,asnjeri nga keta nuk ka nje grua si Monika Kryemadhi qe te te mbaje gati per ju e te t'a ktheje nje dhurate te tille si krytar i LSI dhe nuk ke per te ikur prej atij posti edhe pse te dogjen si president.

    Përgjigju
  • Like: 18/01/2022 03:07

    Ik o like injoranti e kokemadhi dhe ne te semes te futesh do te te gjejne per te kaluar jeten ti, femijet, familja dhe gjithe ata qe kane vjedhur e shkaterruar kete Shqiperi per 30 vjet. O jashteqitje te ketij vendi

    Përgjigju
  • Taulanti: 18/01/2022 02:02

    Po ti me bashkeshorten pse nuk jepni doreheqje nga drejtimi i korporates LSI pas disfates se jashtezakonshme ne zgjedhjes e 2021? Dhe pse mbeshtet Sali Berishen i cili e ka peduar disfata te shumefishta - ne raport me votuesit shqiptar dhe njekohesisht edhe disfate me aleatin tone me te rendesishem, SHBA-te? Lere demagogjine o i gjore, se s’ke asnje fije shprese te behesh perseri faktor politik. Mos humb kohe kote me deklarata te tilla por gjej avokat te mire sepse nuk eshte e larget dita kur do duhesh te paraqitesh ne SPAK per ceshtje qe i ke kaluar lehte kur sundonte regjimi berishian.

    Përgjigju
  • Basha: 17/01/2022 23:09

    O agush, kryetar i pd-se nuk ka qene basha,por 2B. Kete e dine tere shqiptaret. Pse s'jep doreheqje,kjo tregon se nuk e ka provuar veten si kryetar 100 perqind i pd-se, nuk eshte turp te mos dorehiqesh, turp eshte te vjedhes rezervat e floririt,pasurine kombetare, 60 perqind te te ardhurave te shtetit nga tatimet ne leke duke mbushur thaset e ti groposesh, te zhdukesh e vrasesh kush te del para kunder, te punesosh halabake per ti bere pronare de jure,qe te fshehesh hajdutlleqet, etj.etj.dhe prap te mburresh e te thuash pas 24 korrikut do udheheq. Ke do udheheqesh o i 1001 te zezave, MAFIEN ,s'ke shans do dorezosh gjene e vjedhur dhe do shkosh ne burg,atje ta ka taksur vendin doktori qe ke ti ke debulese,pas hekurave do ta mbyllesh jeten.

    Përgjigju
  • Gripi: 17/01/2022 21:59

    Hahaha kete klloun president se takon asnje as nga perendimi dhe as nga lindja hahaha ka patur axhende te ngjeshur duke u dehur me rraki skrapari hahahaga o Likja i Mones se Tonit te Kombinatit dhe Tan Lepurit, Rama ja arriti qellimit qe te te loqendisi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se Presidenti i ri do të jetë një prej emrave të propozuar nga opozita?



×

Lajmi i fundit

John

10 mln euro grante për Start Up-et për sipërmarrësit e rinj, ministrja Bilali në ‘Pa Protokoll’: Aplikimet të hapura që nga 16 maji, ja 3 kategoritë që përfitojnë