TIRANË - Lëvizja Socialiste për Integrim ka shkarkuar kryetarin e kësaj force politike në Elbasan, Pjerin Xhuvanin i cili akuzohet se është implikuar në skandalin e rimbursimit të ilaçeve nën drejtimin e FSDKSH Tiranë.
Shkarkimin e Xhuvanit nga të gjitha strukturat e LSI e komunikoi Sekretari i Përgjithshëm kësaj partie, deputeti Luan Rama i cili shton se të gjitha atributet drejtuese të LSI në Elbasan deri në zgjedhjen e kryetarit të ri i kalojnë Edmond Haxhinastos.
Por më tej Sekretari i Përgjithshëm i LSIsë Luan Rama ka sulmuar PD lidhur me çështjen e blerjes së votave. Duke ju referuar
një fotoje të publikuar dje ku në zyrën elektorale të kandidates së PD në Shkodër numërohen shuma të mëdha parash. Foto të cilën disa media e kanë lidhur me blerje votash. Rama theksoi se Partia Demokratike vepron me dy standarde.
“
Zbatimi i ligjit dhe ballafaqimi i çdo qytetari me ligjin ehte standard i LSI. LSI denoncon dhe dënon me forcë papërgjegjshmërinë dhe dy standardet qe vepron PD.Nga njëra anë flet për dekriminalizimin dhe kandidon me individë me rekorde kriminale në kundërvënie të plotë edhe me këshillat ndërkombëtar ka kandiduar njerëz të dënuar me rekorde kriminale.” tha Luan Rama.
Më tej ai theksoi se faktet e shumta dëshmojnë sjelljen me dy standarde të PD.
“
Edhe në zgjedhjet e 21 qershorit qytetarët shqiptarë që njohin politikën me dy standarde në lidershipin e PD do dënojnë me votë të inkriminuarit e PD. Se sa e dalë boje është politika e dalë boje e akuzave dhe vajtimit. Çfarë PD akuzon për të tjerët praktikisht e bën vet. LSI është dhe vazhdon të jetë tek qytetari tek problemet shqetësimet e qytetarit. Për të dëshmuar se ndryshimi ynë në sjelljen me dystandarde dyfytyrësinë e PD është si dita me natën. Këta individë ti çojë në organin e drejtësisë në mënyrë që të dëshmojë që dekriminalizimi është filozofi dhe jo flamur apo perçja poshtë të cilës fshihet PD.” përfundoi deputeti i LSI, Luan Rama.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?
-
Të drejtë
41%
-
Të gabuar
53.6%
-
Nuk e di
5.5%
Vota total: 5522
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gazetari i Report Tv raporton situatën pas përmbytjeve në Vlorë: Pritet bilanci i dëmeve, disa lagje ende pa energji elektrike
5 Tetor, 08:49
-
VIDEOLAJM/ Përmbytjet në Vlorë, makinat e zhytura nën ujë
5 Tetor, 08:33
-
Berat Gjimshiti s’ia del, Atalanta nuk e grumbullon! Në rrezik ndeshjet e tetorit me Kombëtaren
5 Tetor, 08:17
-
Biden: Nuk e di nëse Izraeli po mban pezull marrëveshjen e paqes për të ndikuar tek zgjedhjet amerikane
5 Tetor, 08:08
-
PAMJET/ Vlora zgjohet nën ujë, rrugët e lagjet ende të përmbytura
5 Tetor, 07:54
-
Tiranë/ Zjarr gjatë natës në një azil privat në rrugën 'Ali Visha', lëndohen disa të moshuar! Shkak i flakëve dyshohet një batanije elektrike
5 Tetor, 07:36
-
Përmbytjet/ Vlora 'zgjohet' nën ujë, 33 familjet e evakuuara kalojnë natën në konvikt! Dëme në banesa e biznese, disa lagje pa energji
5 Tetor, 07:23
-
Situata gjatë natës në Vlorë, qytetarët të mbuluar nga uji
5 Tetor, 07:02
-
Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot
5 Tetor, 07:02
-
Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)
4 Tetor, 22:51
-
Ushtria amerikane godet caqet e Huthit në Jemen, 15 sulme ajrore! Shpërthime në porblloqe ushtarake dhe aeroport
4 Tetor, 22:36
-
Përmbytje dhe në Malin e Zi, lumenjtë dalin nga shtrati! Përmbyten rrugë e shtëpija
4 Tetor, 22:28