LSI: Pika e vetme që na lidh me PD-në! Tryezë politike para 18 tetorit, mund të prodhojë edhe dorëheqjen e Ramës!

TIRANË- Teksa kreu i LZHK-së Dashamir Shehi foli dje për një platformë të PD-së prej 5 pikash për zgjidhjen e krizës, sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari tha se ajo nuk është përfundimtare, teksa shtoi se mund të shtohen edhe çështje të tjera që duhet të negociohen. I ftuar në studion e Report TV, Braimllari vuri theksin tek domosdoshmëria e një dialogu politik me të gjithë forcat politike, përfshirë edhe Ramën si kryetar të PS-së, tryezë e cila sipas tij duhet të zhvillohet para 18 tetorit. Nga ana tjetër, nuk përjashton qëllimin e kësaj tryeze, që sipas mund të prodhojë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

"Nuk e di në janë 5 apo 10 pika, por do të jetë një platformë që nuk zgjidh krizën momentale, por në plan afatgjatë, që në Shqipëri të mos prodhohen në kriza të tilla. Nuk kemi probleme te sistemi, por te përfshirja e krimit në zgjedhje. Ky fenomen kërkon ndryshim të legjislacionit, sesa të ndryshohet sistemi zgjedhor. LSI-ja është pjesë e platformës së PD-së, sepse ne vetë kërkojmë zgjidhjen e krizës, por jo për një platformë që zgjedh krizën momentale. Ne nuk jemi këtu për të ndërruar kryetarin e PS-së, nëse dialogu është mes forcave politike, PS e ka zgjedhur kryetarin e saj. Ne nuk i përcaktojmë. LSI i intereson Rama kryeministër se është më i dobët për t'u mundur.  Dialogu për aq kohë sa bëhet mes me partive politike nuk përjashtohet Ramën nga dialogu. Pastaj dialogu mund të prodhojë që Rama të japë dorëheqjen nga posti i kryeministrit", tha Braimllari.

I pyetur nga gazetarja e Report TV, Aida Toncica, Braimllari tha se nuk ka një përçarje me PD-së, por shtoi se ajo që i bashkon këto dy forca politike është keqqeverisja e Ramës.

"Na bashkon keqqeverisja e Ramës, pastaj LSI-ja ka një filozofi tjetër nga ajo e PD-së", tha Braimllari. Ai pati një koment edhe për ftesën e bërë ditën e sotme nga OSBE-ja për një tryezë të përbashkët për Reformën Zgjedhore, për të cilën, shprehet se është e pamjaftueshme për zgjidhjen politike në vend.

"Nuk kemi marrë një ftesë zyrtarish. Për ne është e rëndësishme zgjidhja e krizës dhe ne do të japim kontributin tonë. Nuk mjafton një tryezë, duhet të bashkëpunim më i thellë", përfundoi ai.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Raul: 18/09/2019 16:38

    Ky zvkomandanti i shpellareve të Unazës Edhjet Brahimkari është shumë i eksituar nga Jale se ka bërë shkuma Party me Sharebajgat e leshitdhise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës