Drejtuesi Politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Beratit, Ardit Çela ka prezantuar kandidatit e kësaj force politike për deputet në Kuçovë.

Kandidati për deputet në Kuçovë për LSI-në do të jetë Ilir Oboni, me eksperiencë të gjatë si jurist, avokat dhe ish-ushtarak.

‘Kërkesës së qytetarëve të Kuçovës iu përgjigjëm pozitivisht me shumë kënaqësi! Sot prezantuam Ilir Obonin si kandidat për deputet të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Iliri ka një eksperiencë të gjatë e të shkëlqyer 27 vjeçare si jurist, avokat dhe ish-ushtarak. Kuçova meriton të përfaqësohet nga njerëz intelektual, të formuar, punëtor, që e duan Kuçovën dhe qytetarët e saj!

Së bashku me Ilirin, do ta kthejmë Kuçovën në qendër të zhvillimit ekonomik. Kuçova do të jetë Zonë e Lirë Ekonomike. Kuçova do t’i rikthehet punës. Kuçovës do t’i rikthejmë shpresën dhe besimin! Kuçova do të jetë shtëpia e të rinjve e të rejave! Kuçova do të jetë shtëpia jonë!’- shkruan Çela.