LSI qetëson gjakrat: Nuk do të ketë dhunë në protestën e 16 shkurtit

LSI qetëson gjakrat: Nuk do të ketë dhunë në protestën e 16 shkurtit

Lëvizja Socialiste për Integrim përmes një deklarate për mediat ka garantuar se protesta e opozitës më 16 shkurt do të jetë paqësore dhe nuk do të ketë shfaqje të dhunës. Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama tha se qytetarët do të dalin në protestë vetëm për të kundërshtuar sipas tij qeverinë e korrupsionit dhe lidhjet me krimin.

Deklarata
Jam këtu në këtë komunikim nga selia qendrore e LSI-së, për të gjithë qytetarët shqiptarë në lidhje me protestën që opozita organizon në datën 16 shkurt.

Për të theksuar edhe njëherë që protesta e 16 shkurtit, nuk është një konfrontim midis qytetarëve dhe institucioneve të shtetit, por do të jetë fillimi i luftës së qytetarëve kundër të keqes. Është demonstrimi i forcës qytetare përballë papërgjegjshmërisë së qeverisë. Është manifestim i solidaritetit dhe i angazhimit qytetar përballë krimit, korrupsionit, trafiqeve dhe papërgjegjshmërisë së qeverisë, e cila është bërë pengesë në procesin e integrimit europian të vendit.

Prandaj edhe njëherë duke i ftuar qytetarët të jenë pjesëmarrës në këtë protestë, dëshiroj të garantoj se ajo do të jetë një protestë force qytetarie, do të jetë një protestë revolte e shpirtit qytetar përballë arrogancës, arbitraritetit, dhunës, papërgjegjshmërisë së qeverisë, por nga ana tjetër sipas modelit që demonstruan studentët shqiptarë në protestën e tyre, edhe protesta e 16 shkurtit do të jetë demonstrim force, por edhe po aq manifestim qytetarie, do të jetë angazhimi i përgjegjshëm i qytetarëve për të thënë ndal qeverisë, për ti thënë ndal papërgjegjshmërisë së kryeministrit, por ndërkaq do të jetë edhe demonstrim i vullnetit dhe i angazhimit qytetar për të bërë të mundur që Shqipëria të hyjë, të kthehet në normalitetin e reformave të integrimit europian të vendit, sepse është edhe mbetet padyshim prioriteti ynë kombëtar.

Procesi i integrimit europian i bllokuar qëllimisht nga qeveria, është ajo që duhet ti bashkojë qytetarët, por ndërkaq më shumë se sa kjo është lufta kundër varfërisë, lufta kundër padrejtësisë, lufta kundër arrogancës, lufta kundër papërgjegjshmërisë, lufta kundër talljes me interesat e qytetarëve dhe interesit e vendit, prandaj edhe një herë duke iu ftuar të gjithëve, ejani të jemi bashkë në 16 shkurt për të filluar përfundimisht rrugën e lirisë, rrugën e shërbimit ndaj vendit, rrugën e integrimit e europian të Shqipërisë.

Ejani, 16 shkurti është dita e qytetarëve, është dita e shpirtit qytetar, është dita e solidaritetit qytetar, është dita e forcës qytetare, është dita e revoltës qytetare, është dita e fitores së qytetarëve mbi te keqen që është e personifikuar tek qeveria e krimit dhe tek Kryeministri I qeverisë së krimit.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rruqja: 13/02/2019 16:51

    E skilja vjeter po mduket se po ja fut kot se kom.jotezonja KOKMADHJAtha ndryshe se do rrethojm kryeministrin dhe nuk largohemi pa rrezu Edi Ramen .Mos fole pa leje se te tredhi Moni pastaj apo ku pyet o kampjoni e recitusve te veprave te E. Hoches .Dhe ti byth luajtur je .Bisnes e ke politiken ske ideal por ben lufte per te hongur hashure kush te japi .

    Përgjigju
  • Hinglateri: 13/02/2019 16:51

    Ja bishti qenit te LSI demagogu Ramoviq

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë