Luan Rama në Kryeministri për letërsinë! Java e Europës, në Tiranë me ekspozitë e seminare! Thoma Simaku te ‘Shkencat’! Nis sezoni turistik në Vlorë me spekakël, i ftuar sot DevilA!

Luan Rama në Kryeministri për letërsinë! Java e Europës, në Tiranë me ekspozitë e seminare! Thoma Simaku te ‘Shkencat’! Nis sezoni turistik në Vlorë me spekakël, i ftuar sot DevilA!

Rubrika 'Ciceron'

 

1.     Në vazhdë të ciklit të takimeve "Lexojmë autorët tanë", është i ftuar sot në orën 10.00 në Qendrën për Hapje e Dialog në Kryeministri shkrimtari Luan Rama  (për të folur për kolanën  për fëmijë "Më quajnë..." me biografitë e personazheve të njohur botërorë dhe shqiptar).

2.     Java e Europës shënon sot në Tiranë një sërë aktivitetesh. Në orën 10.00 në Shtëpinë e Europës mbahet ekspozitë e artit mural, ndërsa artistja Etleva Karadza mban dy seminare për volë në Universitetin e Arteve në orën 10.00 dhe 15.30.

3.     Veprat e tij janë luajtur në festivale ndërkombëtare, me rastin e promovimit të dy CD-ve monografike nga BIS Records në Suedi dhe NMC Recording në Angli, kompozitori Thoma Simaku mban sot në orën 11.00 në Akademinë e Shkencave seminarin CON-RI-SONANZA.

4.     Çelet sot në orën 19.00 në hapësirën e artit "Bazament" në Tiranë ekspozita "Mendoj se tani ma zë syri" nga Valdrin Thaqi e kuruar nga Domenico de Chirico.

5.     Me rastin e cceljes së sezonit turistik në Ujin e Ftohtë në Vlorë organizohen deri në 11 maj një sërë aktivitetesh sportive dhe artistike. Me emra të njohur vendas si Xhensila Myrtezaj, Elgit Doda dhe pjesëmarrjen e veccantë të këngëtarit italian DevilA (Angelo Autorino) do të mbahen ccdo mbrëmje performanca spektalore muzikore dhe jo vetëm.

 

6.     Në vazhdë të programit "Stinë koncertore pranverë 2024" mbahet sot në orën 19.00 në Universitetin e Arteve një koncert nga Kori i Pejës.

7.     Në Qendrën e Artit "Agimi" në Tiranë mbahet sot në orën 19.30 një mbrëmje poetike nga Ina Baqoshi.

8.     Rikthehet nga sot në orën 20.00 në Teatrin Eksperimental në Tiranë shfaqja "Dashuritë e presidentit" e Miro Gavran me regji të Andi Begollit dhe pjesëmarrjen e aktores Luiza Xhuvani.

9.     Kori dhe Orkestra e Fëmijëve “Amadeus” Kosovë” mbajnë sot në orën 13.00 në shkollën “Jan Kukuzeli” në Durrës një koncert me program të zgjedhur.

10. Vijon sot në orën 19.00 në teatrin "Petro Marko" në Vlorë edicioni i tretë i "Fest Art" me talente të reja që do të performojnë në kërcim e këngë.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Roma mund 1-0 Genoan, ekipi i De Rossit jashtë Champions League

VIDEO/ Roma mund 1-0 Genoan, ekipi i De Rossit jashtë Champions League