LSI:Rama ka emëruar një drejtor të
dënuar për falsifikim /Dokumentet

LSI:Rama ka emëruar një drejtor të<br />dënuar për falsifikim /Dokumentet<br>
Deputeti i LSI, Endrit Braimllari nëpërmjet një statusi në facebook ka akuzuar kryeministrin Rama se ka emëruar Drejtori të Përgjithshëm të Bordit të Kullimit për Rajonin Korçë, Elbasan, Berat, një person të dënuar me vendim të formës së prerë.

Drejtori Nexhip Merolli sipas dokumenteve të publikuara nga Braimllari rezulton i dënuar me 6 muaj burgim për falsifikim të vulave, stampave ose formularëve.

Shkresa për emërimin e Nexhip Merollit si drejtor është firmosur nga ministri i Bujqësisë Niko Peleshi dhe mban datën 21 dhjetor 2017.

“Edi Rama emëron Drejtorin e Përgjithshëm të Bordit të Kullimit për rajonin Korçë, Elbasan, Berat shtetasin e dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Rrethit Gjygjësor Korcë, Nexhip Merolli. Kryeministri i Drogës riciklon të dënuarit në poste kyçe në administratën publike. Bashkëngjitur gjeni vendimin e Gjykatës dhe urdhërin e emërimit. Kjo është Rilindja e paligjshmërisë!”, shkruan Braimllari në Facebook.

brahimllari dokument
brahimllari dokument
(Vendimi i Gjykatës për Nexhip Merollin)

brahimllari dokument
(Shkresa e emërimit të Nexhip Merollit)

Er.K/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë