Deputeti i LSI, Luan Rama ka publikuar një dokument, sipas tij të programit të PS, ku parashikohej se Akademia e Shkencave është nën varësi të Institutit të Kërkimeve Shkencor nën varësi të Ministrisë së Arsimit.
Sipas tij ajo qe po ndodh tani është gjithçka farsë e qeverisë, pasi projekti ishte që para zgjedhjeve të 25 qershorit.
"Farsa e Akademisë" qenka farsë e qeverisë! Në dokumentin e më poshtë, projekt i Qeverisë së Tepsisë, është parashikuar përpara zgjedhjeve të 25 qershorit zhdukja e Akademisë së Shkencave!
Siç vërehet, nën Ministrinë e Arsimit, Kulturës, Inovacionit, Rinisë dhe Sporteve është parashikuar edhe Qendra Kombëtare e Kërkimit Shkencor, në të cilën do të përfshihen Akademia e Shkencave + Qendra e Studimeve Albanologjike + shumë institute për kërkim shkencor” shkruan Rama.
LSI në dy ditët e fundit ka sulmuar Ramën, pasi ky i fundit deklaroi prerjen e fondeve për Akademinë e Shkencave pasi i cilësoi zgjedhjet për kryetarin si farsë.

Dokumenti i publikuar nga Luan Rama
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com