Pyetja shtrohet: A do trajtohet kaskada e Drinit si një çështje kombëtare apo si një problem i vogël lokal?”, theksoi Vasili në një koment mbi këtë temë. Sipas tij, aktualisht po i jepet përparësi ndërtimit të hidrocentralit Katund i Ri, duke lënë në hije atë të Skavicës, i cili është shumë më i volitshëm kur vjen fjala te menaxhimi i Kaskadës së Drinit.
Prioriteti strategjik
“Motivimi për të shkruar këto radhë ishte mjaft i fortë, pasi u njoha me shqetësimet e specialistëve të energjetikës për problemin, që lidhet me domosdoshmërinë strategjike të ndërtimit të HEC Skavicës shumë më parë se sa ndërtimi i HEC Katundi i ri, që do të dëmtonte sipas mendimit të tyre në mënyrë të pakthyeshme të gjithë zhvillimin afatgjatë të kaskadës mbi lumin Drin”, thekson Vasili. Sipas tij, fakti që HECet e lumit Drin prodhojnë rreth 90% të energjisë së vendit imponon një qëndrim strategjik, kombëtar dhe afatgjatë dhe detyrimisht edhe projektet energjetike në kaskadën e lumit Drin duhet të jenë të tilla.
Së pari realizimi i një projekti të tillë do bënte rregullimin shumëvjeçar të liqenit të Fierzës pasi aktualisht ai ka një rregullim vjetor dhe për këtë shkak aktualisht luhatjet në liqenin e Fierzës janë shumë të mëdha dhe këtë e konstaton edhe një qytetar i thjeshtë, pra arrin në nivele minimale në muajt e verës dhe arrin në nivele maksimale në disa muaj të tjerë të vitit duke u shoqëruar me shkarkime shumë të mëdha uji, që nuk prodhojnë energji si dhe që shkaktojnë përmbytje masive dhe me pasoja të rënda me të cilat banorët e zonave të gjera janë ndeshur shpesh. Së dyti, realizimi i një projekti të tillë strategjik do të bënte pra një rregullim shumëvjeçar të kaskadës së Drinit dhe do të optimizonte prodhimin e energjisë në të gjithë kaskadën, pra do të sillte një eficiencë ekonomike shumë më të lartë dhe do të evitonte edhe një plagë tepër të rëndë si atë të përmbytjeve.
Transparencë
Argumentet shteruese të specialistëve kërkojnë një reflektim të thellë dhe një konsultim të gjerë, që do të mundësonte vendimmarrje afatgjata dhe në dobi të ekonomisë së vendit, por edhe të shfrytëzimit maksimal dhe efektiv të risurseve energjetike të vendit, pasi propozimi i ndërtimit te psh.i HEC Katundi i ri me kuota maksimale mjaft më të ulëta deri në 400 metër, do të bënte të pamundur ndërtimin e Kompleksit Hidroenergjetik Skavicë me kuota shfrytëzimi 445 metër dhe kuotë maksimale 485 metër, duke sjellë për pasojë humbje të mëdha në kapacitetet e shfrytëzimit si dhe pamundësinë e rregullimit shumëvjeçar të liqenit të Fierzës me të gjithë pasojat e rënda ekonomikosociale që ajo sjell.
“Vendime te tilla kaq të rëndësishme dhe me pasoja kaq të mëdha për ekonominë dhe energjetikën si dhe me humbje mundësish të paçmuara kërkojnë vizion, transparencë, debat dhe trajtim si problem realisht kombëtar dhe aspak si një problem lokal,
pavarësisht nga çdo qëllim i mirë i momentit. Vendi ka ende për fat të mirë ekspertë nga më të mirët në Europë, që duhet të përfshihen në këtë debat dhe të dëgjohen nga ne të gjithë”, thekson Vasili.
Komisioni/ Rënia e çmimeve në botë, ul të ardhurat për Qeverinë
Cani: Buxheti 2016, 30 mln usd humbje nga nafta
PD, akuza Qeverisë për paaftësi në hartimin e buxhetit
Duket se mosrealizimi i të ardhurave do ta shoqërojë buxhetin e shtetit edhe për vitin 2016. Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, tha në Komisionin e Ekonomisë se ulja drastike e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare pritet të tkurrë me 3 miliardë lekë (rreth 30 mln Usd) të ardhurat nga akciza dhe nga renta e karburanteve për vitin që sapo nisi. “Kemi marrë për bazë çmimet e naftës duke kujtuar se nuk do kishte më ulje të çmimit të naftës dhe kjo ishte pika fundore e çmimit të naftës, dhe me të miratuar buxhetin e vitit 2016, filloi rënia e çmimit të naftës dhe nga 25 lekë që ne llogarisnim, të mermin në buxhet me çmimet që ishin në atë kohë, do të marrim 20 lekë.
Që tani ka goditje me buxhetin 2016. Në atë kohë nuk gjetëm asnjë parashikim ndërkombëtar me emër në botë, bindës që çmimet e naftës e të gazit do të bien në këto nivele që kanë rënë dhe që mendohet se do të qëndrojnë deri në fund të gjashtëmujorit të parë të këtij viti. Na mirëkuptoni se jemi nën efekt, sepse ne nuk kemi as në ministrinë e Financave as në Institucionet e tjera studiues të mirëfilltë që merren me çmimet ndërkombëtare dhe ekonominë botërore në aspektin e gjerë. Kjo është kosto për ekonominë. Kështu është çmuar dhe besoj se kështu duhet të jetë. Ne mundet të marrim si vlerësim atë që sjellim
organizmat ndërkombëtarë.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 20 janar 2016
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)