Ylli Manjani, nenkryetar i LSI-se
TIRANË, 3 Mars/ATSH-Anila Struga/.- Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), përmes nënkryetarit Ylli Manjani, shprehu sot qëndrimin zyrtar ndaj zhvillimeve të ditëve të fundit, duke përshëndetur atë që e cilësoi 'ndarje nga shantazhi politik', ndersa nxiti Prokurorinë e Përgjithshme të hetoje rreth akuzave të deputetit Tom Doshi.
"Nisur nga zhvillimet e ditëve të fundit përshëndesim në radhë te pare ndarjen njëherë e mirë nga shantazhi politik, si mënyra e të bërit politikë. Jemi këtu për të siguruar opinionin publik që politika e shantazhit është e papranueshme", u shpreh Manjani.
Ai përshëndeti deklaratat e djeshme të ambasadës së SHBA-së dhe zyrës së BE-së rreth këtyre zhvillimeve, të cilat sipas tij, u shprehën në mbështetje të vendimeve të politikës shqiptare për t'u ndarë nga krimi dhe personat e inkriminuar. /a.ke/












