TIRANË - "Jam këtu prej shqetësimit, se situata turistike nuk është aspak optimale. Jemi në kulmin e sezonit, kur duhet të kishim dyndje. Po ndodh e kundërta". Këto kanë qenë fjalët e para të nënkryetarit të LSI, Ylli Manjani sot para mediave.
Ai ka shtuar se "ka një lëvizje me shumë sforco të pushuesve shqiptarë, sepse jepen lajme se mungon uji i pijshëm, energjia, infrastruktura rrugore apo edhe ndotja e ujërave dhe plazheve jo të pastra".
Manjani e ka quajtur shqetësim në rritje, teksa qeveria në ikje ka kohë që ka ikur nga ky sektor. "Por agjencitë turistike, institucionet, Policia e Shtetit, duhet të angazhohen, sepse ka përditë ngjarje të rënda si shpërthime me eksplozivë e të marrin situatën në dorë dhe të ndihmojnë qytetarët shqiptarë dhe jo vetëm që t’i drejtohen Shqipërisë për 10 ditë pushime apo më shumë, po të nxisim këtë sektor, një nga shtyllat kryesore".
Manjani ka kujtuar se Turqia dhe Egjipti, që kanë thithur shumë turistë shqiptarë, tani janë vende në krizë dhe në situatë jo të favorshme dhe duhet që agjencitë tona ta shfrytëzojnë këtë rast, që të sjellin sa më shumë turistë dhe të ndihmojnë ekonominë shqiptare.
"Është thirrje që e bëjmë për mediat, që të përdorin hapësirat turistike, që shfrytëzohen nga hapësirat private, por që u vlejnë edhe atyre", shtoi Manjani.
Pyetjes mbi akuzat e ministrit të PD, Sokol Olldashi ndaj LSI, "se LSI nuk është një parti politike, por një çetë financiare", Manjani iu përgjigj: "Jam këtu për të folur për 1 milion shqiptarë, që presin programin në 4 vitet e ardhshme e që presin një politikë ndryshe. Jam për të folur për interesat e qytetarit dhe jo kumarit. Kumari dhe kumarxhinjtë janë dënuar me votë".
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com