TIRANË - Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili i ka bërë sërish apel opozitës që të zgjedhë rrugën e dialogut për të arritur një konsensus lidhur me problematikën e rrugës së miratimit të Aktit Normativ që ka të bëjë me ligjin e Shërbimit Civil.
Sipas Vasilit, ka ende hapësira për të dialoguar mes mazhorancës dhe opozitës, teksa i ka cilësuar reagimet refuzuese të liderit të opozitës si emocionale dhe jo racionale. Vasili theksoi se "nuk duhet pasur komplekse për të dialoguar mes palëve".
“Nuk duhet pasur komplekse për të dialoguar, ka ende mjaft hapësira për dialog. Gjakftohtësia dhe jo emocionet janë ato që duhet t’i prijnë debatit politik”, u shpreh kreu u Grupit Parlamentar të LSI-së.
Ai përmendi konsensusin e arritur mes partive politike parlamentare më 30 maj për votuar tre ligjet e kërkuar nga BE për dhënien e statusit vend kandidat Shqipërisë si një provë e mirëkuptimit. Për z. Vasili, Lëvizja Socialiste për Integrim do të mbështesë dialogun që zhbën konfliktualitetin, sepse rezultatet e dialogut mund të jenë veçse pozitive dhe nuk mund të kenë asnjë përfundim tjetër.
“Konsensusi i 30 majit për tre ligjet ishte një provë mjaft e mirë e mirëkuptimit. Reagimet refuzuese janë emocionale dhe jo racionale. LSI do të mbështesë dialogun që zhbën konfliktualitetin”, ka theksuar në deklaratën e tij Kryetari i grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili.
/Shqiptarja.com

LSI, Vasili: Nëpunësi civil, propozojmë takim Rama-Basha