TIRANE- Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili në një prononcim për median tha se salla e parlamentit po shpërdorohet dhe po shfrytëzohet për qëllime elektorale dhe jo për të diskutuar ligjet.
 
Salla e parlamentit ka nisur to ngjajë një studio televize për debat elektoral dhe nuk ka lidhje me institucionin ku diskutohen ligjet. Parlamenti po jeton një klimë sikur është në ikje dhe jo një institucion i rëndëishëm i cili duhet të kryejë me seriozitet detyrën deri ditën e fundit kur të shpërndahet. Ky seriozitet po i mungon dhe u bëjmë apel për kthim në normalitet, ku respekti ndaj problematikave të ditës të jetë kryesor dhe të mos fokusohet në debat elektoral. Parlamenti po shpërdorohet për debate elektorale, dhe nuk po diskutohen ligjet e e integrimit.”- tha Vasili.

I pyetur në lidhje me mosvotimin e dekreteve të presidentit Nishani të enjten në parlament, Vasili tha se “është momenti për t’i dhënë fund debatit spekulativ. Nuk kanë qenë pjesë e axhendës dhe nuk janë hedhur në votim. Kur të vijnë në sallën e parlament do të jenë edhe objekt i shqyrtimit me votë.“- tha Vasili.

(sg/shqiptarja.com)