Një tjetër objekt emblematik i kthehet Parkut të Madh të Liqenit me hijeshinë dhe funksionalitetin e dikurshëm.
/Shqiptarja.com
Pas godinës së notarëve, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit ka rikthyer në identitet edhe godinën “Bisedka e Dranes” që gjendet në krahun lindor të Parkut të Liqenit.
APR ka publikuar dhe disa foto nga puna e bërë për transformimin e kësaj godine e cila për më të vjetrit mbart kujtime dhe histori, ndërsa tashmë do të shërbejë si pikë pushimi dhe meditimi apo edhe si strehë kur bie shi.
Fotot e mëposhtme flasin vet për gjendjen e degraduar në të cilën ndodhej kjo godinë dhe pamjen që ka marrë tani.
[gallery]25546[/gallery]
d.b/shqiptarja.com

FOTO






