Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar me tone të ashpra në lidhje me skandalin që po ndodh në Parkun Arkeologjik të Butrintit, ku po nderohet një lokal brenda parkut. Sipas Manjanit, një prodhues sallami dhe një bërës ligji bëhen bashkë në kurriz të një perle historike si Butrinti.

Përmes një ironie të fortë, ish-ministri shkruan se “sallami dhe ligji mirë është të mos e dish se si bëhen”, duke shtuar se vërtetësinë e kësaj shprehjeje e gjeni sot në Butrint. Më tej, ai sulmon hapur ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, teksa shprehet se i shërben ligjit të sallamit dhe jo ligjit të shtetit. 

"Nga Homeri te Hako. —�—�—� Një shprehje e vjetër thotë se: “sallamin dhe ligjin mirë është të mos e dish se si bëhen”! Saktësinë e vërtetësinë e kësaj shprehje e gjeni sot në Butrint. Një prodhues sallami dhe një bërës ligji bëhen bashkë në kurriz të një perle historike si Butrinti. Bërësi i sallamit tregon qartësisht sa mizor është me historinë dhe trashëgiminë. Fundja Ai ska faj se atë detyrë ka: të bëjë sallam me çfarëdo lloj mishi! Bërësi i ligjit, që ka detyrë edhe ta zbatojë, bën gjëmën duke lejuar tymosjen e Butrintit me sallam. Aty në Butrint jua doli boja të dyve. Edhe atij që prodhon e shet sallam por edhe atij që prodhon e shet ligje! Të dy ja shesin produktet e tyre miletit! Ky i fundit vetëm i ha këto produkte. Ministria e Kulturës mesa duket ka detyrë të zbatojë ligjin e bërjes sallam të trashegimisë historike. Ajo tashmë i shërben ligjit të sallamit dhe jo ligjit të Shtetit! Fundi është: Butrinti me histori e origjinë nga koha e Homerit perfundon tek ligjet e Hakos! Na bëftë mirë!", shkruan Manjani në 'Facebook".

manjani

(Postimi i Ylli Manjanit në Facebook)

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com