‘Çmendet’ Interi, dita më e zezë
në karrierë për Etrit Berishën

‘Çmendet’ Interi, dita më e zezë<br />në karrierë për Etrit Berishën
Interi rikthehet frikshëm duke sjellë në memorie kohët e arta në drejtimin e Murinjos, pasi shkatërroi me rezultatin e thellë 7-1 ekipin e Atalantës.
 
Të besuarit e Piolit e mbyllën që në pjesën e parë ndeshjen, pasi shënuan 5 herë, 3 gola nga Icardi dhe 2 nga Banega, por nuk u mjaftuan me kaq, pasi në të dytën Roberto Gagliardini mendoi për golin e 6, ndërsa Banega vulosi tripletën personale dhe golin e 7 për zikaltërit.
 
I humburi më i madh i kësaj ndeshje ishte padyshim shqiptari Etrit Berisha, që u detyrua që për herë të parë të nxirrte nga rrjeta 7 herë topin.
 
Që prej transferimit të Atalanta, Berisha është aktivizuar në 17 ndeshje si titullar në Serinë A, ku në 16 të parat kishte pësuar vetëm 11 gola, por sot pësoi 7.
 
Me këtë fitore, Inter parakalon Atalantën edhe në renditje, ku dy ekipet janë në garë për një vend në Europë.
 
Në ndeshjet e tjera të ditës së dielë Napoli mposhti me lehtësi Crotonen 3-0, Chievo i shënoi 4 herë Empolit për 3 pikë, ndërsa edhe Fiorentina me vështirësi mundi Cagliari 1-0. 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin