Shkëlzen Berisha dëshmoi në prokurorinë e Tiranës në datë 1 shkurt, ndërsa pak ditë më pas u shpreh se rihapja e hetimeve për privatizimin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes nga kompania CEZ është vetëm një shashkë politike e Edi Ramës për të mbuluar vjedhjen e tij në qeverisje.
Skandali i CEZ u hetua nga një komision parlamentar, që i dërgoi dosjen prokurorisë por kjo e fundit e mbylli ndërsa gjykata e Tiranës pak ditë më parë urdhëroi hapjen e çështjes përsëri duke i lënë detyra prokurorisë se kush duhet të merret në pyetje.
d.b/shqiptarja.com