Ish-zv/ministrja e Brendshme, aktualisht deputete e PS, Elona Gjebrea ka reaguar pas lajmeve në media se ka dëshmuar në prokurori për dosjen ‘Habilaj’.
/Shqiptarja.com
Ish-numri dy i ministrisë së Brendshme mandatin e parë mohoi aludimet se ka dëshmuar, ndërsa u shpreh për Report Tv se nëse do të thirret do të shkojë për të dëshmuar.
“Nuk jam thirrur për të dëshmuar në prokurori. Jam e hapur për të dëshmar në cdo kohë” deklaroi Gjebrea. Por burime për Report Tv pohojnë se Gjebrea është në listën personave që do të pyeten, së bashku me Drejtorin e Policisë së Shtetit Haki Çako. Ata do të dëshmojnë për informacionet që kanë për dosjen ‘Habilaj’ por ende nuk dihet data.
dy.b/shqiptarja.com











