‘Dosja u mbyll’ Prapaskena
e arrestimit të Fran Frrokajt

REPORT TV zbulon detaje të reja nga arrestimi i kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj së bashku me 11 zyrtarë të tjerë të përfshirë në skemën e tjetërsimit të pronave në Shëngjin. Gazetari i Report Tv, Driçim Caka zbuloi në emisionin ‘Repolitix’ të drejtuar nga Denis Minga prapaskenat e arrestimit të kryebashkiakut Frrokaj.

Agjentët i kanë thënë kryetarit të bashkisë Fran Frrokaj që do të vish me ne, pasi do të merresh në pyetje, pra nuk i kanë komunikuar urdhër arrestin. Ai ka kërkuar mbi cfarë baze? Agjentët i kanë thënë mbi të drejtën për të shoqëruar. Është procedurë për të pyetur, do të jeni i lirë më pas” tha gazetari Driçim Caka. Gjithashtu, gazetari i Report Tv ka zbuluar edhe një bisedë të kryebashkiakut me një të afërm të tij pak ditë më parë, ku Frrokaj i thoshte se ‘dosja është mbyllur’.

Në një komunikim që ka pasur para pak ditësh Fran Frrokaj me një afërm të tij,  kryetari ka diskutuar çështjen e hetimit, ndërsa ka thënë ‘mesa di unë është mbyllur’, nuk kanë gjetur gjë’ tha Caka. Hetimet për Frrokaj sipas prokurorisë kanë nisur në muajin shtator të 2017. Skema e përdorur për grabitjen e mijëra hektarë tokë në Shëngjin është përfituar përmes tjetërsimit dhe falsifikimit të dokumenteve, si në Spille pak muaj më parë.

Përsa i përket operacionit, i fundit është arrestuar Frrokaj, ndërsa të tjerët janë arrestuar më parë. Ndërkohë që para Drejtorisë së Policisë së Lezhës ku ndodhet i arrestuar kryebashkiaku, ndodhen disa simpatizantë të djathtë, të cilët e konsiderojnë prangosjen politike.

Report Tv mësoi i pari ekskluzivisht prangosjen e kryebashkiakut të zgjedhur në qershor 2015 si përfaqësues i Partisë Demokratike. Frrokaj akuzohet për tjetërsim të pronave në zonën e quajtur "Rana e Hedhun", ndërsa dosja në ngarkim të tij është hetuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Në pranga ka rënë edhe nënkryetari i Bashkisë, Enver Hafizi, dy zyrtarë bashkiakë, ish-kreu i Hipotekës dhe dy juristë, ndërsa prokuroria ka lëshuar 23 urdhërarreste. 12 janë vënë pranga, ndërkohë që janë në kërkim 11 të tjerë. Pas arrestimit të kryebashkiakut të Lezhës dhe 11 personave të tjerë, me urdhër të Prokurorisë janë sekuestruar pesë parcela toke me një sipërfaqe prej 258 324 m2.

d.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë