Partia Forca Rinia ka protestuar para Parlamentit, duke i kërkuar deputetëve që të votojnë reformën në drejtësi.
 
Protestuesit kanë hapur një pankartë të madhe me mbishkrimin “Votoni reformën në drejtësi ose largohuni”.
 
Kostalda Visha, anëtare e Partisë Forca Rinia tha se parlamenti duhet të votojë reformën në drejtësi deri në muajin korrik. Ajo paralajmëroi protesta edhe më të mëdha të partisë Forca Rinia, deri në miratimin e Reformës në Drejtësi, që sipas Kostalda Vishës është jetike për Shqipërinë.

Gjatë kohës që deputetët i drejtoheshin Parlamentit, protestuesit u kërkonin që të miratonin Reformën në Drejtësi. 

Protesta e partisë forca rinia është shoqëruar edhe me masa nga policia. Por protestuesit kanë shpalosur vetëm pankartën e tyre dhe duke zhvilluar një protestë paqësore.
 
Partia Forca Rinia që drejtohet nga Dritan Broka, pritet që të zhvillojë edhe protesta të tjera, duke i kërkuar Parlamentit që të miratojë reformën në drejtësi, pasi sipas kësaj partie sistemi gjyqësor aktual është i korruptuar.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)