‘Forca e Ligjit’, Rama-Xhafaj: Policia
sukses kundër krimit, vijoni pa pushim

‘Forca e Ligjit’, Rama-Xhafaj: Policia<br />sukses kundër krimit, vijoni pa pushim<br>
Kryeministri Edi Rama dhe ministri Xhafaj kanë vlerësuar punën e policisë së shtetit në aksionet e ditëve të fundit në kuadër të operacionit ‘Forca e Ligjit’ që ka vendosur para drejtësisë disa persona, ndërsa është sekuestruar pasuri miliona euro. Në pak ditë e deri në orët e fundit, thotë Rama, “Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses 5 operacione të rëndësishme kundër krimit të organizuar”.

Po ashtu edhe ministri Xhafaj thekson se në Shkodër në pak javë janë finalizuar dy aksione, ndërsa falënderon edhe prokurorinë për bashkëpunimin. “Vlerësimet më të mira për drejtuesit&oficerët e Policisë kriminale të Drejtorisë Shkodër që në pak javë zhvilluan 2 operacione të shkëlqyera. Përgëzime për angazhimin profesional Forcave Operacionale & RENEA. Falënderim i sinqertë për frymën bashkëpunuese Prokurorisë së këtij qyteti” thotë Xhafaj.

STATUSI I EDI RAMES/ 5 OPERACIONET E POLICISE SE SHTETIT
Falenderoj dhe nxis Policinë e Shtetit për të vijuar papushim më tej punën e mirë👏

Rezultatet që po vijnë si shpërblim i një pune të palodhur, janë vërtet shumë inkurajuese.

Në pak ditë e deri në orët e fundit, Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses 5 operacione të rëndësishme kundër krimit të organizuar.

1. Në Tiranë, u arrestuan në kohë rekord autori i dyshuar si ekzekutor dhe 3 bashkëpunëtorët e tij, në ngjarjen e ndodhur në 29 janar, ku mbeti i vdekur një person.

2. Në Shkodër, u zbardh ngjarja tronditëse e datës 13 janar, ku të plagosur nga një shpërthim i telekomanduar mbeten 8 persona, përfshirë këtu edhe objektivin e sulmit. U arrestuan 2 autorët e dyshuar.

3. Në Elbasan, u godit një grup i strukturuar kriminal, me 5 persona të arrestuar dhe 1 në kërkim; u sekuestrua një sasi e konsiderueshme lëndësh plasëse, armë, para dhe kanabis.

4. Në Fier, u zbardh vjedhja me dhunë dhe nën kërcënimin e armës, e 4 Exchange-ve, ndodhur ditët e fundit. U arrestua autori i dyshuar.

5. Në Lezhë, u sekuestruan 1.4 milion euro pasuri me burim të dyshuar kriminal, në një operacion të finalizuar një ditë më parë.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie