Seanca e sotme plenare u shoqërua me debate të forta mes opozitës dhe mazhorancës, duke u mbyllur me përjashtimin e deputetit demokrat, Flamur Noka. Gjithçka pretendohet të ketë nisur pas fyerjes që Rama i ka bërë Berishës jashtë mikrofonit, teksa e ka quajtur ‘të rrjedhur”.
Kjo pretendohet nga PD, të cilët kanë kërkuar dhe përjashtimin nga punimet e Kuvendit për dhjetë ditë të kryeministrit Rama. Ndërkohë, i pyetur jashtë dyerve të Kuvendit për këtë fyerje, kreu i grupit të PS, Taulant Balla, tha me ironi se PD duhet pastruar, pasi furnizohet me ujë jo të pastër.

“I rrjedhur! Burimet e PD duhen pastruar, sepse furnizohen me ujë jo të pastër. Rregullorja e Kuvendit e ka të parashikuar si funksionon”, tha Balla.
E njëjta pyetje i është bërë edhe ish-kryeministrit Berisha, i cili foli për mediat pasi Ruçi shtyu seancën për në orën 17:00, për shkak se Noka nuk u largua nga salla pas përjashtimit. I pyetur nga gazetarët mbi fyerjen e Ramës, siç pretendon PD, Berisha e anashkaloi diçka të tillë si të parëndësishme, teksa iu drejtua gazetares me pyetjen: “Po si ta thotë mendja që mund të më ofendojë mua Edi Rama? Ai është Edvin Shullazi”
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com
LAJMET MË TË VLERËSUARA