‘Izraeli’ De Biazi thërret 4 portierë 
lë jashtë Kaçen, Gashin e Cikalleshin

‘Izraeli’ De Biazi thërret 4 portierë <br />lë jashtë Kaçen, Gashin e Cikalleshin
Nervozizëm, arrogancë, përgjigje të prera dhe ironi. Kjo ka qenë tabloja e konferencës për shtyp të trajnerit De Biasi në prag të ndeshjes me Izraelin.
 
Tekniku italian ka surprizuar me listën, pasi ka ftuar 4 portierë për një ndeshje, ndërsa ka lënë jashtë dy lojtarë që po kalojnë një formë të mirë, si mesfushori Ergys Kaçe dhe sulmuesi Shkëlzen Gashi, i cili vetëm pak orë para se De Biasi të publikonte listën shënoi një super gol në SHBA.
 
Por kjo nuk mjafton, pasi trajneri u shpreh se janë lënë jashtë për arsye teknike, ndërsa për Gashin shtoi se nuk i është mbyllur dera, por një faktor që ka ndikuar është edhe largësia.
 
Por pyetja që lind është se çfarë duhet të bëjë më shumë Gashi për të merituar ftesën?
 
Megjithatë për zgjedhjet jemi të detyruar të respektojmë vendimet e trajnerit, edhe në rastin e mungesës së Latifit, që u ftua për dy ndeshjet e para ku Shpresa kishte ndeshje të rëndësishme dhe për Izraelin u la jashtë.

Përsa i përket ndeshjes me Izraelin, Gianni De Biasi u shpreh se Shqipërinë nuk e pret aspak një ndeshje e lehtë ditën e shtunë për eliminatoret e Botërorit, ‘Rusi 2018’.

Është skuadër shumë e mirë dhe vetëm ata që janë joprofesionistë mendojnë se kjo do të ishte ndeshje e lehtë, ju them që nuk është aspak e lehtë. Është ekip shumë i mirë dhe duhet të kemi shumë kujdes”.

Sa i përket Lenjanit, de Biasi shtoi se, ai beson tek ky lojtar, më shumë se beson ai tek vetja e tij.

“Por zgjedhja e Lenjanit në këtë aspekt kemi shumë më pak zgjedhje në sulm. Lenjani gjithë këto vite ka bërë shumë mirë, tani kemi mungesë me Çikalleshin, por besoj se do të gjejë një ekip tjetër ai dhe Kaçe. Sepse tek Lenjani, unë besoj tek ai, më shumë se ai beson në veten e tij”.

Trajneri vuri në dukje se me ekipin e kombëtares shqiptare ushtrohet një trysni e madhe nga tifozëria, kjo dhe në sajë të pjesmarrjes në Europian.

Lojtarët vetë janë mësuar me fitore apo humbje por ajo që më shqetëson është ambienti rreth e rrotull që thonë jemi më të fortët në botë. Por duhet të mësohemi dhe me situata delikate, mjafton të jemi në vendin e tretë jo me patjetër në vendin e parë”.

Konferenca per shtyp e trajnerit Giani De Biazi ( pjesa e 1 )


Konferenca per shtyp e trajnerit Giani De Biazi ( pjesa e 2 )


de biasi

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

20 mijë studentë nisin sot vitin e ri akademik, Manastirliu uron studentët dhe petegogët: Suksese në rrugëtimin tuaj drejt dijes

20 mijë studentë nisin sot vitin e ri akademik, Manastirliu uron studentët dhe petegogët: Suksese në rrugëtimin tuaj drejt dijes