Gjatë mëngjesit të sotëm shërbimet e Policisë Kufitare së bashku me Delta Forcën gjatë patrullimit të kontrollit të territorit kanë konstatuar në Radhimë në breg të detit një gomone 9 metra të gjatë me dy motorë. Nga verifikimi paraprak dyshohet se mjeti mund të jetë braktisur, pasi autorët kanë parë policinë.
/Shqiptarja.com
Drejtoria e Policisë Vlorë deklaron se po vijojnë verifikimet për dokumentimin e plotë ligjor dhe identifikimin e pronësisë së këtij mjeti. Dyshohet autorët që kanë braktisur ishin duke e përgatitur gomonen për trafik kanabisi drejt Italisë. Gomonia dyshohet se ka ardhur nga Italia, ndërsa brenda saj janë gjetur ushqime me etiketa nga vendi fqinj.
[gallery]25357[/gallery]
d.b/shqiptarja.com

VIDEO









