‘Klithma’ e Bujar Asqeriut: Aktorët në
mjerim, politikanët vila, shih o Zot...

‘Klithma’ e Bujar Asqeriut: Aktorët në<br />mjerim, politikanët vila, shih o Zot...<br>
Aktorët janë të palëkundur dhe të vendosur në qëndrimin e tyre për të mos lejuar zhvendosen e Teatrit Kombëtar te ‘Turbina’. Aktori i mirënjohur Bujar Asqeriu akuzoi se artistët jetojnë në një dhomë dhe një kuzhinë me një rrogë më të vogël se një punonjës i ministrisë, ndërsa politikanët në vila me vlera marramendëse. Bujar Asqeriu u shpreh se këtë vend e drejtojnë hajdutët, që kanë ndërtuar 24 burgje duke futur në birucë të gjithë rininë, ndërsa nuk kanë investuar për të ndërtuar edhe një teatro.

Në Shqipëri janë ndërtuar 24 burgje. Më thoni sa teatro janë ngritur? Zero. Gjithë rinia shqiptare është në burgje, nuk ka qytet pa burg, atëherë them unë, këta me shkopinj gome dhe biruce do e edukojnë rininë. Po të ndërtoheshin 4-6 teatro më pak burgje do të kishim, jam i sigurt për këtë. Këta nuk investojnë, dhe ne zihemi këta për një 5 –lekëshe që hedhin ata, kush mund ta kapa dhe tallen.

Kjo është e tmerrshme. Këta nuk hedhin lekë për artin dhe kulturën, këta duan burgje. Rinia shqiptare është nëpër burgje dhe pastaj kush do të vijë në teatër, kush do të punojë. Le të punojnë këta, ti mbyllin edhe teatrot dhe të gjejnë të sëmës. Do më falni që në takimin e parë nuk kisha mundësi të flisja, ndërsa të gjitha i tha Robert Ndrenika, por refleksionet që vijnë nga qeveria janë të vakta, pafuqishme dhe të ftohta. Këta si duket nuk e kuptojnë se cfarë është artisti.  Një aktor merr rogën më të vogël se një nëpunës i rëndomtë i ministrisë së Kulturës.

Ky është vlerësimi që shteti i bën artistit. Jo më kot, kolegët tanë ikën nga kjo botë në moshën më të re dhe askush nuk u kujdes për ata, akush nuk e çau trapin për ata. Ata ikën me pengje në shpirt dhe këto do i ngremë me të madhe. Bujar Lako jetonte në një dhomë dhe në një kuzhinë, ndërsa politikanët tanë në vila 5 apo 10 milionë euro, prandaj nuk ka lekë për teatrin dhe ne duan të na fusin në vrimën e miut.

Këtë vend e drejtojnë hajdutët, prandaj nuk ka lekë për teatrot. Ata marrin edhe lekët e një dosje, 100 lekë. Prandaj ndonjëherë them përse të flas? A përmbyset kjo hajdutëri? Zoti i paftë ata dhe fëmijët e tyre që kanë vjedhur djersën dhe gjakun e këtij vendi, unë ia lë atij. E kuptoj që ata do të tallen me ne dhe do të na përqeshin
” u shpreh ai.

Aktorët e Teatrit Kombëtar kundërshtojnë projektligjin e ri të ministrisë së Kulturës për artin dhe zhvendosjen te ‘Turbina’. Regjisori Altin Basha ka ftuar ministren Mirela Kumbaro që ditën e mërkurë në orën 16:00 të vijë në godinën e Teatrit Kombëtar për dialog me artistët.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut