‘Kokaina’, Gazetari Çaka: Agjenti
provoi vetë drogën në kontejner

Zbardhen të tjera detaje lidhur me kapjen e sasisë rekord të kokainës në Durrës prej 613 kg, e porositur nga kompania që importonte banane nga Kolumbia, Arbri-Garden. 

Gazetari i Report Tv, Driçim Çaka zbuloi në emisionin “Repolitix” të gazetarit Denis Minga, se droga është konstatuar nga policia shqiptare, në momentin e kalimit në skaner të kontejnerit, i cili më parë kishte kaluar tranzit në Itali dhe Maltë. 

Sipas tij, në skaner ka dalë ngjyra e kuqe, çka do të thotë se në kontejner kishte ngarkesë të fshehur dhe pikërisht në dyshemenë e tij. Pasi është hapur shtresa e dytë me daltë nga agjentët e antidrogës, janë konstatuar dhe pakot me drogë e cila pas peshimit kaloi sasinë rekord të drogave të forta të  kapura në vendin tonë. Në momentin e zbulimit të kokainës, gazetari Çaka thotë se një prej agjentëve ka hapur një pako dhe ka provuar kokainën. 

“Kontenieri është kontrolluar fillimisht në Livorno, por nuk është konstatuar ngarkesë e paligjshme. Por agjentët e kontrolluan sepse ishte me risk. Në momentin që ka kaluar në skaner në Portin e Durrësit, kontenieri ka dalë me ngjyrë të kuqe, çka do të thotë se në të kishte ngarkesë, pikërisht në dyshemenë e tij. Dyshemeja është hapur me daltë nga agjentët. 

Ka qenë një prej agjentëve i cili ka hapur një prej pakove të kokainës dhe ka provuar drogën. Më pas është mbyllur dhe është lënë e lirë deri në mbërritjen e ngarkesës në Maminas”, u shpreh gazetari Çaka, duke shtuar se policisë i është dashur rreth pesë orë për të hapur kontenierin ku ishte fshehur ngarkesa e drogës. 

“Pakot kanë pasur mbi 20 kode, mbishkrime, E77, 020 etj., çka do të thotë se porosia ishte për të paktën 20 persona, 20 grupe kriminale”.

Sa i takon arratisjes së pronarit të Arbri-Garden, Arbër Çekaj, gazetari Driçim Çaka u shpreh se ai është larguar përmes pikës së kalimit kufitar të Morinës tre ditë përpara zbulimit të ngarkesës së kokainës në Portin e Durrësit. 

“Ka kaluar nga Qafë Morina, nuk ka qenë në kërkim dhe policia s’e ka ndaluar. Ndërsa në Rinas mund të kishte informacione dhe mund të pyetjet. Ka ikur nga Qafë Morina tre ditë para se të zbulohej ngarkesa e kokainës”. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave