TIRANE - Ministria e Brendshme prezantoi sot aplikacionin “Komisariati Dixhital”, me anë të së cilit qytetarët mund të denoncojnë në kohë reale një krim të çfardo lloji përmes telefonit të tyre celular.
I pranishëm në këtë aktivitet, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, e ka cilësuar atë si sistemin më transparent të ngritur deri më sot për denoncimin e të gjitha rasteve nga qytetarët sepse e gjithë proçedura është dixhitale dhe e fshehtë.
“Sistemi është më transparetnti që kemi ngritur deri më sot sepse qytetari mbetet anonim, sepse proçediura është dixhitale dhe e fshehtë”, tha Tahiri teksa prezantonte këtë aplikacion.
Më tej ai është shprehur se me anë të këtij aplikacioni i është dhënë qytetarëve një mundësi që ata të shikojnë jo vetëm atë që raportojnë vetë, por edhe rastet e denoncuara nga të tjerë, pa hyrë në detaje. Kjo, sipas Tahirit do të ndihmojë që qytetarët të krijojnë bindjen dhe besimin në këtë aplikacion dhe në policinë e shtetit.
“Në këtë mënyrë ne i kemi dhënë qytetarëve një mundësi që të mund të shikojnë jo vetëm çfarë raportijnë vetë, por edhe se çfarë raportojnë të tjerët, pa hyrë në detaje. Kjo ndihmon që qytetari të krijojë bindjen dhe besimin e tyre në lidhje me aplikacionin, në mënyrë që të sigurohet që lagja dhe qyteti i tyre, janë më të sigurtë. Ndërtimi i këtij aplikacioni ishte i vështirë dhe na mori shumë kohë”, tha ai.
Duke folur për mënyrën se si do të njihen qytetarët me këtë aplikacion, Tahiri është shprehur se do të shkohet në çdo shkollë për të folur me çdo të ri për ta njohur me këtë aplikacion.“Kemi vendosur të shkojmë në çdo klasë të çdo shkollë, të flasim me çdo të ri dhe ti njohim me këtë aplikacion”, tha Tahiri.
Aplikacionin “Komisariati Dixhital” eshte mundesuar nga kompania "Vodafone Albania".
/Shqiptarja.com

VIDEO