TIRANË - Pak orë pasi koordinatorja për mediat e Partisë Demokratike, Silvi Bardhi deklaroi se Kryeministri Rama ka punësuar si kontrollor sigurie në Rinas një “korrier të parave të pista” ka reaguar Albcontrol.
Përmes një deklaratë për shtyp kompanie bën me dije se në datën 3 Shtator 2012, është lidhur dhe kontrata e punës ndërmjet palëve Agjensia Nacionale e Trafikut Ajror (ANTA) dhe Erjon Bojaxhi, pra shumë kohë më parë se të formohej qeveria Rama.
Por detaji më pikant është se Erjon Bojaxhi, që sipas PD është arrestuar në vitin 2009 në Rinas pasi po tentonte të dilte jashtë vendit me një shumë të konsiderueshme parash, rezulton “i pa dënuar” sipas vërtetimit të gjendjes gjyqësore të datës 03 Shtator 2012, i lëshuar nga Ministria e Drejtësisë.
Në deklaratën e saj AlbControl, duke marrë për bazë të dhënat që disponon aktualisht, ka dalë në përfundimin se Erjon Bojaxhi është punësuar gjatë ekzekutivit të PD me një dëshmi penaliteti gjithashtu të kësaj periudhe dhe jo siç pretendon Koordinatorja Bardhi, që përfshiu në këtë rast dhe Kryeministrin Rama.
Albcontrol gjithashtu, me nota ironike, falënderon në fund të deklaratës së saj Partinë Demokratike dhe e fton këtë të fundit të denoncojë “për raste të tjera personash me probleme me ligjore, të punësuar gjatë tetë viteve të qeverisjes së saj”.
Më poshtë deklarata e plotë për shtyp e AlbControl
Në respekt të trasparencës publike, pas denoncimit të zëdhënëses së Partisë Demokratike, ALBCONTROL bën me dije se:
Erjon Bojaxhi, ka kryer Trajnimin Bazik për kontrollor të trafikut ajror në periudhën 19 shtator 2011 deri 9 mars 2012.
Ka filluar punë në ANTA sh.a. me emërim në detyrën e “Student Kontrollor Area” në Sektorin e ACC, Departamenti ATM, Divizioni Operacional, (vendimi nr.prot 957, datë 27.08.2012)
Në datën 03.09.2012, është lidhur kontrata e punës me afat të pacaktuar ndërmjet palëve Agjensia Nacionale e Trafikut Ajror (ANTA) dhe Erjon Bojaxhi.
Në vërtetimin e gjendjes gjyqësore nr. Prot 1, datë 03.09.2012, lëshuar nga Ministria e Drejtësisë, rezulton i PA DËNUAR.
Është e qartë që personi në fjalë është punësuar gjatë ekzekutivit PD dhe ka marrë një dëshmi penaliteti nga Ministria e Drejtësisë e qeverisë Berisha evitit 2012.
ALBCONTROL do të verifikojë më tej shqetësimin e zëdhënëses së PD dhe do të veprojë sipas kodit etik të kompanisë, pse jo edhe duke ndrequr problemet e rënda administrative të trashëguara nga pushteti i deridjeshëm i Partisë Demokratike.
Falenderojmë Partinë Demokratike dhe e nxisim atë të na njoftojë edhe për raste të tjera personash me probleme me ligjore, të punësuar gjatë tetë viteve të qeverisjes së saj.
Redaksia Online
(e.n/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO