‘Kryeministri’, romani i ri
i Ben Blushit

‘Kryeministri’, romani i ri<br />i Ben Blushit
Pas debateve në distancë me kryeministrin Edi Rama, largimin nga Partia Socialiste e krijimin e partisë së re, projekti me tjeter konkret i deputetit Ben Blushi është romani më i ri.

Sot përmes faqes së vet në Facebook, themeluesi i partisë më të re në Shqipëri, LIBRA, lajmëroi daljen e romanit të tij më të fundit, KM, ‘Kryeministri’.

“Ky është KM, romani im më i fundit. Që tani në çdo librari”, shkruan Blushi.

Para pak kohesh, Blushi paralajmëroi publikimin e dy romaneve; njëri që fliste për dritën dhe tjetri për errësirën. Tani mbetet vetëm të zbulohet a është romani kushtuar errësirës apo ai kushtuar dritës.

Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama ironizoi Blushin duke u shprehur se; "Fatos Nano e bëri nja tre herë ministër Ben Blushin, por s'bëri asnjë punë. Tani, me mua mua s'bëri asnjë punë, por bëri nja tre libra".

blushi
(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin