Pas një jave të lodhshme, të mbushur me debate e përplasje në disa seanca plenare, disa deputetë të Partisë Socialiste kanë gjetur një mënyrë paksa ndryshe për t’u çlodhur. Përtej ‘zhurmave’ të politikës në Kuvend, deputetët e PS e kanë shijuar këtë fundjavë nën tingujt e muzikës, shoqëruar dhe me birrë.

Mbrëmjen e sotme, në një hotel të Tiranës u organizua festa e birrës, ku nuk munguan dhe figurat politike, mes shumë të pranishmëve. Në një foto të publikuar në “Facebook” nga deputeti socialist, Pjerin Ndreu, duket se po relaksohen në këtë ambient disa deputetë.

Në krah të Ndreut janë edhe deputetët Taulant Balla, Rakip Suli, Paulin Stërkaj dhe Ervin Bushati. Të pesë socialistët kanë ‘zhveshur’ për një ditë kostumin e politikanit, duke kaluar pak momente larg stresit politik.

pjerin
(Postimi i deputetit Pjerin Ndreu në Facebook)

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com