TIRANE- Një tjetër padi është ngritur nga Kuvendit nga Lëvizja Mjaft, e cila e çuar në gjykatë këtë institucion për mosdhënie informacioni. Bëhet fjalë për 20 kërkesa që kjo lëvizje i ka çuar Kuvendit dhe s`ka marrë asnjë përgjigje.
 
Kuvendi do të përballët në gjykatën e Tiranës me një padi të ngritur nga Lëvizja “Mjaft”. Bëhet fjalë për një padi që ka ngritur kjo lëvizje nga insititucionet ligjevenës në vend për mungesë të dhënies së inofrmacionit në lidhje me kërkesat që i ka drejtuar Kuvendit kjo lëvizje. Bëhet fjalë për 20 kërkesa që Lëvizja Mjaft i ka adresuar institucionit ligjvenës në vend, nga të cilat nuk ka marrë asnjë përgjigje. Këto kërkesa janë bërë gjatë kohës që ky institucion  drejtohej nga Jozefina Topalli. Përsa i përket kërkesave ato janë me tematika të ndryshme duke fillluar që nga relacionet apo dhe votimet projektet për pajisjet e disa komisioneve me audio si dhe deri te CV e punonjësve të Kuvendit me përjashtim deputetët.

Ndërkohë që beteja ligjore me këtij institucioni dhe lëvizjes Mjaft është edhe më e hershme, ku edhe për vitin që kaloi kjo lëvizje ka paditur Kuvendin për mosdhënie të inormacioneve të ndryshme. Duke iu referuar ligjit nr.8503, datë 30.06.1999 “Për të drejtën e informimit për dokumente zyrtare”. Kërkesat i janë drejtuar Kuvendit të Shqipërisë si dhe Zyrës së Auditit të Brendshëm, ku nën vëmendje ka qenë edhe ish-sekretari i përgjithshëm i këtij insitucioni, Marlind Myftiu. Kërkesat kanë patur si objekt kërkim informacion dhe vënie në dispozicion e dokumentacionit.

Kërkesat
20 kërkesat që i janë drejtuar institucionit të Kuvendit dhe që ende nuk kanë marrë një përgjigje kanë të bëjnë në lidhje me raportin e Auditit të Brendshëm për vitin 2012, buxhetin faktik të 2012, informacione në lidhje me CV-it apo të dhëna rreth fushës së studimit dhe eksperiencës profesionale të të gjithë stafit administrativ të Kuvendit të Shqipërisë, duke përjashtuar deputetët”. Kërkesat e tjera kanë të bëjnë me procedurat e prokurimit për projektin e-parlament, për tenderin për blerjen e karburantit për vitin 2012, për automjete dhe motor-gjenerator të Kuvendit të Shqipërisë, në lidhje me Projektin për ndërtimin e godinës së re të Parlamentit.

Lëvizja Mjaft i ka kërkua Kuvendit njëkohësiht edhe një kopje e relacionit 3 mujor të shpenzimeve buxhetore për vitin 2012, një kërkesë në lidhje me tenderin për blerjen dhe vendosjen e aparaturave të sistemit audio dhe video për katër komisione parlamentare, bazuar në relacionin 9-mujor të shpenzimeve buxhetore si dhe një kërkesë në lidhje me “Tenderin për blerjen dhe vendosjen e aparaturave të sistemit të sigurisë, për sallën e seancave plenare dhe godinën e kryesisë së Kuvendit, bazuar në relacionin 9-mujor të shpenzimeve buxhetore. Njëkohesisht pjesë e kërkesave kanë qenë edhe vënia në dispozicion nga ana e kuvemndit nël idhje me disa procesverbale të disa prej komisioneve parlamentare në Kuvend. Po ashtu pjesë e 20 kërkesave ka qenë dhe kërkimi i informacionit në lidhje me disa procese votuese në Kuvend për projekligje të caktuara si dhe për aktin normativ të buxhetit të vitit 2012. 

Kërkesat:
1-Kërkesë për një kopje në lidhje me “Raportin e Auditit të Brendshëm për vitin 2012.
2-Kërkesë në lidhje me Buxhetin Faktik të Kuvendit të Shqipërisë për vitin 2012. Një kopje e Buxhetit Faktik të Kuvendit të Shqipërisë.
3-Kërkesë informohemi në lidhje me “CV-it apo të dhëna rreth fushës së studimit dhe eksperiencës profesionale të të gjithë stafit administrativ të Kuvendit të Shqipërisë, duke përjashtuar deputetët”.
4. Kërkesë në lidhje me “Procedurat e prokurimit për projektin e-parlament. Të dhëna të tjera që kërkohen për këtë tender janë: Procedura e prokurimit; Firmat qe konkuruan; Ofertat e secilës prej firmave që morën pjesë në konkurim.

5. Kërkesë në lidhje me “Tenderin për blerjen e karburantit për vitin 2012, për automjete dhe motor-gjenerator të Kuvendit të Shqipërisë. Të dhëna të tjera që kërkohen për këtë tender janë: Procedura e prokurimit;Firmat qe konkuruan;Ofertat e secilës prej firmave qe morën pjese në konkurim.
6-Kërkesë në lidhje me Projektin për ndërtimin e godinës së re të Parlamentit.
7- Kërkesë në lidhje me proçesverbalin e mbledhjes së Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Pulbik, datë 16.10.2012. Një kopje e votimit të proçesverbalit zyrtar të kësaj mbledhje.
8-Kërkesë në lidhje me proçesverbalin e mbledhjes së Komisionit për Ekonominë dhe Financat, datë 15.10.2012. Një kopje e votimit.

9-Kërkesë në lidhje me proçesverbalin e mbledhjes së Komisionit për Integrimin Europian, datë 13.11.2012. Një kopje e votimit të proçesverbalit zyrtar të kësaj mbledhje.
10- Kërkesë në lidhje me proçesverbalin e mbledhjes së Komisionit për Sigurinë Kombëtare, datë 23.10.2012. Një kopje e votimit të proçesverbalit zyrtar të kësaj mbledhje.
11-Kërkesë në lidhje me proçesverbalin e mbledhjes së Komisionit për Punën, Cështjet Sociale dhe Shëndetësinë, datë 31.10.2012. Një kopje e votimit të proçesverbalit zyrtar të kësaj mbledhje.
12-Kërkesë në lidhje me proçesverbalin e mbledhjes së Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, datë 12.09.2012. Një kopje e votimit të proçesverbalit zyrtar të kësaj mbledhje.

13- Një kopje e relacio
nit 3 mujor të shpenzimeve buxhetore për vitin 2012.
14- Kërkesë në lidhje me “Tenderin për blerjen dhe vendosjen e aparaturave të sistemit audio dhe video për katër komisione parlamentare, bazuar në relacionin 9-mujor të shpenzimeve buxhetore.
15-Kërkesë në lidhje me “Tenderin për blerjen dhe vendosjen e aparaturave të sistemit të sigurisë, për sallën e seancave plenare dhe godinën e kryesisë së Kuvendit, bazuar në relacionin 9-mujor të shpenzimeve buxhetore.
16-Kërkesë në lidhje me “Tenderin për “Prodhim spote dhe dokumentare sensibilizues” me objekt: 100 Vjet pavarsi; 100 vjet parlamentarizem. Të dhëna të tjera që kërkohen për këtë tender janë: Procedura e prokurimit;Firmat qe konkuruan;Ofertat e secilës prej firmave qe morën pjese në konkurim;Një kopje të kontratës me firmën fituese.
17- Kërkesë në lidhje me votimin e Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes,ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Kuvajtit,për bashkpunimin ligjor dhe gjyqësor në çështjet penale”. Një kopje e votimit.

18- Kërkesë në lidhje me votimin e Projektligjit “Per ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Austrisë, për bashkëpunim në lidhje me huadhënien e objekteve, që i përkasin trashëgimisë së luajtshme kulturore të shtetit, për ekspozim në territorin e shtetit tjetër”.
19-Kërkesë në lidhje me votimin e Projektligjit “Për miratimin e buxhetit faktik të shtetit për vitin 2011”.
20-Kërkesë në lidhje me votimin e Aktit Normativ nr.5,datë 26.09.2012 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10 487,datë 5.12.2011, “Për buxhetin e vitit 2012”. Një kopje e votimit të Aktit Normativ të mësipërm.

Shkrimi u publikua sot (29.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)