Suedi - Peshku Pacu, kushuriri i Piranjës është kapur në brigjet e Suedisë dhe deri më tani asnjë peshk i tillë nuk ishte parë në ujërat evropiane.
 
Ky lloj peshku mund të rritet deri në 90 centimetra dhe peshon rreth 25 kilogramë. Ai ushqehet me arra, bimë ujore dhe kërmij.
 
Por, zakoni i tij është që të sulmojë organet gjenitale mashkullore. Një ekspert tha se Pacu nuk është i rrezikshëm për njerëzit, por një pickim i tij mund të shkaktojë probleme serioze.
 
“Ata kafshojnë sepse janë të uritur. Goja e tyre nuk është aq e madhe, kështu që ushqehen me arra, fruta dhe peshq të vegjël.
 
Por, testikujt e meshkujve janë thjesht një objektiv natyral për t’i sulmuar”, shprehet eksperti Carl Henrik. Në Guinenë e Re, shumë incidente kanë ndodhur pikërisht nga ky lloj peshku, i cili ka kafshuar testikujt e njerëzve.

(v.gj/shqiptarja.com)