‘Pakti’, Avokatja e re e Popullit
avokatja e Berishës dhe Bashes

‘Pakti’, Avokatja e re e Popullit<br />avokatja e Berishës dhe Bashes
Klement Zguri do të drejtojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ndërsa Erinda Ballanca do të jetë Avokate e Popullit.

Avokati i Popullit
Erinda Ballanca

Ballanca avokatja e njohur që ka mbrojtur disa çështje të Partisë Demokratike, bashkepuntore ne zyren e Argita Berishes dhe avokatja e vete ish kryeministrit Sali Berisha , do të propozohet si Avokate e Popullit.
Erinda Ballanca ka qenë avokate e kryeministrit Berisha në gjyqin e hapur ndaj tij nga e ëma e Edi Ramës për shpifje. Ballanca ka përfaqësuar në gjykatë edhe ish-ministrin e Transporteve Lulzim Basha. Një tjetër çështje shumë sensitive është edhe gjyqi për pronat e gjykatësit të vrarë Skerdilajd Konomi.  Ballanca ka qenë avokatja e tij në procesin e zhvilluar në Gjykatën e Lartë nga Konomi. Së fundmi Ballanca ka përfaqësuar Bankën Shtetërore të Azerbajxhanit në një proces të rëndësishëm me një kompani private dhe një bankë në Shqipëri.

Kreu i KQZ Klement Zguri
Klement Zguri aktualisht është anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Emrat e krerëve të këtyre 2 institucioneve u bënë të ditur fill pas takimit të sotëm mes Bashës dhe Ramës në Pallatin e Kongreseve.
 
Pat takimit 50 minutësh mes dy liderëve Rama e Basha u bënë publik edhe emrat e ministrave teknikë që pritet të miratohen në seancën e jashtëzakonshme parlamentare që do zhvillohet nesër.

Erinda Ballanca
  Erinda Ballanca

Klement Zguri
Klement Zguri



Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Varri masiv në Damask, mbi 100 mijë persona të groposur

Varri masiv në Damask, mbi 100 mijë persona të groposur