Eksperi më i mirë i çështjeve të pensioneve Fadil Kepi, si çdo javë ka dhënë një informacion të detajuar për qytetarët mbi problematikën e pensioneve, në studion e Report Tv, në emisionin Këndi i Ekspertit si çdo të premte, me rubrikën “Pensioni im”, nën drejtimin e gazetares Valbona Mhilli. Eksperti Kepi u ka dhënë përgjigje pyetjeve të shumta të qytetarëve mbi çështje specifike, siç janë ato të llogaritjes së pensionit suplementar, të pensionit që mund të përfitojë një grua kur I ka vdekur bashkëshorit, për problematikat me vjetërsinë në punë për llogaritjen për efekt pensioni, etj.

Shkodra, kam një motër dhe i ka vdekur burri dhe merr pension nga burri 7600 lekë të reja, është 83 vjeçe dhe nuk ka punuar. Sa mund të marri ajo?
Kur ndërron jetë bashkëshorti, bashkëshortja e tij ka të drejtë të marrë gjysmën e pensionit të burrit ose pensionin e vetë sipas viteve të punës ose cila shumë është më e lartë. Meqë ajo nuk ka punuar merr vetëm gjysmën e pensionit të burrit të saj dhe nga pensioni social nuk përfiton. Sepse përfitimi i pensionit social është 7600 mijë lekë. Sigurimet në Shkodër kanë zbatuar ligjin.

Elbasani, për vjetërsinë e punës, jam i datëlindjes 1956 dhe kam filluar punë në 1970, nga viti 70 deri 81 mi gjejnë sigurimet, nga 81-94 nuk i gjejnë, në librezë i kam të rregullta dhe kam shkuar te sigurimet në Elbasan dhe më kanë thënë që është e rregullt libreza sepse kam kontaktuar dhe me drejtorinë Sigurimeve të Elbasanit dhe ma kanë vlerësuar të rregullt. Tani dua të informohem nëse pas 2 vjetësh që do dal në pension vjen dikush tjetër dhe ma vlerëson librezën si jo të vlefshme, çfarë duhet të bëj? Ku duhet të drejtohem?
Një korrigjim i vogël, ke filluar punë 14 vjeç dhe nuk quhet duhet 16 vjeç dy vite punë nuk iu quhet, dhe drejtori ka të drejtë kur ju ka thënë që e ke të rregullt nëse janë vulat dhe firmat. Shpresoj që mos t’iu dalë asnjë problem, por nëse do të keni problem do paraqitesh përsëri tek drejtori që ta ka vlerësuar si të saktë.

Gramsh, banoj në Durrës, kam 15 vite e 9 muaj punë shteti bashkë me ushtri brenda, dhe nuk kam asnjë kontribut për arsye ekonomike nuk kam paguar, jam i datëlindjes 1985. Kur më takon të dal në pension dhe sa më kap pensioni ?
Do dalësh 65 vjeç dhe pak muaj. Por nëse ju doni të siguroheni në Durrës pavarësisht se keni marrë tokë në Gramsh, keni të drejtë të vetë siguroheni në Bujqësi. Por nëse doni të rrisni vitet e punës, duhet të bëni Sigurim Vullnetar. Por sigurimet vullnetare janë aktualisht 62208 të reja në vit, ndërsa po të ishe në Gramsh do të ishte më pak 29400, gati gjysmë për gjysmë. Për informacione  më të hollësishme mund të shkosh tek Agjencia e Sigurimeve  Shoqërore në Durrës.

Tirana, kam qenë ushtarak me pension të parakohshëm dhe dua 2 vite që të dal në pension të plotë. Si vite pune më bëhen 35 vite pune. A i plotësoj kushtet e plota që të marrë pension pleqërie ?
Atëherë për një pension të plotë do t’iu kërkohen 37 vite të plotë, ushtarak ose civil nga mosha 16 vjeçe e lartë. Periudha që ju merrni pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi ju quhet vjetërsi pune për pensionin e pleqërisë, por si civil dhe jo si ushtarak. Për të gjitha këto ju do të merrni pension suplementar, kur të plotësoni moshën 65 vjeç. Si llogaritet pensioni suplementar? Sa vite të plota pune ke si ushtarak efektiv * 1 % të pagës mesatare referuese. Nëse ke punuar në forcat e armatosura do e marrësh tek Ministria e Mbrojtës tek Shkolla e Bashkuar. Nëse ke punuar  në polici do ta marrësh tek Policia e Shtetit. Por nuk përfiton Pension Suplementar ata që kanë punuar në policinë e komunës, elektrike etj. Vetëm tre Polici përfitojnë e Shtetit, Burgjeve dhe Zjarrfikësit. Por nuk  mund të kalojë më shumë se 50 % të pensionit të pleqërisë.

Erseka, kemi 20 vite që kemi jetuar në Greqi dhe burri im ka punuar pa siguracion tani jetojmë në Shqipëri dhe për shkak të problemeve shëndetësore nuk punon dot më dhe ai nuk ka vite pune. Si duhet të veproj ?
Për të marrë pension pleqërie në Shqipëri duhet të plotësosh dy kushte, mosha 65 vjeç dhe të paktën 15 vjet punë. Nëse ai s’ka asnjë vite pune nuk do të marrë asgjë por nëse do dhe shumë vite që të dalë në pension i sugjeroj të bëjë sigurime vullnetare. Ti plotësojë 15 vjet sepse do t ë ngelë pa pension për tërë jetën. Dhe as kemp nuk merr dot se nuk ka qenë i siguruar.

Tirana, mosha ime është 57 vjeç, dhe dua të pyes për vjetërsinë e punës dhe jam me licencë dhe punoj dy punë. Duhet të paguaj për të dyja sigurimet ?
2026 del në pension , mblidhen kontributet, p.sh vitin e kaluar në punën e parë ke paguar kontribute 40 mijë lekë, për punën e dytë për 35 mijë lek, gjithsej 75 mijë lek. Sa më shumë kontribute të kesh paguar aq më i lartë del pensioni. Në rast se në vitin 2026 ju dilni në pension dhe përsëri ke shëndet të mirë dhe ke licencën, merr pensionin dhe merr dhe shtesat dhe të ardhurat nga licenca, i merr të dyja dhe shtesat që bëhen nga pensionet dhe të ardhurat por duhet të paguash kontributet. 

Berati, për të dalë në kemp vitet e sigurimit vullnetar quhen ato i merr kempi ato ? mosha ime është 62 vjeç. Kam punuar vitin e fundit 2017 sigurim vullnetar. Kam dalë në pension të pjesshëm nga puna, më mbahen sigurimet shoqërore?
Po të mbahen, do marrësh dhe pensionin dhe rrogën. Në kemp nuk ke të drejtë të dalësh, për arsye se ke dalë në pension pleqërie. Për një informacion më të hollësishëm duhet të paraqitesh në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Në Berat.