Arben Isaraj thotë se që të shkarkohesh nga President, më parë duhet të ngarkohesh si President duke sqaruar më tej sipas interpretimit të Kushtetutës, që Meta për të marrë postin e Kreut të Shtetit duhet që të betohet.
“Procedura kushtetuese (pika 2/1 e nenit 88) për zgjedhjen si President të ri të Republikës së Shqipërisë, të shtetasit shqiptar Ilir Meta, KA NISUR.
Procedura kushtetuese për zgjedhjen e shtetasit Ilir Meta si President i Republikës së Shqipërisë përfundon, me betimin e tij përpara Kuvendit të Shqipërisë.
Presidenti i ri i Republikës Ilir Meta, e fillon detyrën si i tillë, vetëm pasi bën betimin përpara Kuvendit (pika 3 neni 88)” shkruan ai.
Betimi i Ilir Metës si President i vendit është parashikuar në datë 24 qershor, ndërsa në Kuvend duhet të jenë minimumi 71 deputetë.
Debati lindi, pasi shtrohet pyetja nëse do të jenë 71 deputetë pas akuzave të fundit ne fushate mes PS dhe LSI?
Statusi i plotë i Arben Isarajt
QË TË SHKARKOHESH NGA PRESIDENT, MË PARË DUHET TË NGARKOHESH SI PRESIDENT*.
Në një Kushtetutë të shkruar qartë në shqipen zyrtare, nuk është i nevojshëm sqarimi ligjor i njerëzisë.
Do të mjaftonte leximi me qetësi dhe dashuri i dy neneve, si më poshtë të saj.
***********************************************************************
Neni 88 i Kushtetutës
(Ndryshuar me ligjin nr. 9904, datë 21.04.2008)
1. Presidenti i Republikës, në çdo rast, zgjidhet për 5 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë.
2. Mandati përfundon në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të pestë NGA DATA E BETIMIT si President i Republikës. Mandati i Presidentit zgjatet vetëm në kohë lufte dhe për aq kohë sa vazhdon ajo.
2/1. Procedura për zgjedhjen e Presidentit fillon jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit presidencial paraardhës. Kur mandati presidencial përfundon në gjashtë muajt që i paraprijnë fundit të mandatit të Kuvendit ekzistues, procedura për zgjedhjen e Presidentit fillon jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit të Kuvendit.
3. Presidenti FILLON NË DETYRË PASI BËN BETIMIN PËRPARA KUVENDIT, por jo me pare se te kete mbaruar mandati i Presidentit qe largohet. Presidenti ben kete betim:
"Betohem se do t'i bindem Kushtetutes dhe ligjeve te vendit, do te respektoj te drejtat dhe lirite e shtetasve, do te mbroj pavaresine e Republikes se Shqiperise dhe do t'i sherbej interesit te pergjithshem dhe perparimit te Popullit Shqiptar". Presidenti mund te shtoje edhe: "zoti me ndihmofte".
4. Presidenti qe jep doreheqjen para mbarimit te mandatit te vet, nuk mund te kandidoje ne zgjedhjen presidenciale qe behet pas doreheqjes se tij".
Neni 91 i Kushtetutës
1. Kur Presidenti i Republikës është në pamundësi të përkohshme për të ushtruar funksionet e tij ose kur VENDI I TIJ MBETET VAKANT, Kryetari i Kuvendit zë vendin dhe ushtron kompetencat e tij.
2. Në rast se Presidenti NUK MUND TË USHTROJË DETYRËN PËR MË SHUMË SE 60 DITË, Kuvendi, me dy të tretat e të gjithë anëtarëve, vendos dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, e cila vërteton përfundimisht faktin e pamundësisë. Në rast të vërtetimit të pamundësisë, VENDI I PRESIDENTIT MBETET VAKANT dhe zgjedhja e Presidentit të ri fillon brenda 10 ditëve nga dita e vërtetimit të pamundësisë.
**********************************************************************
Tani, lexuar si më sipër Kushtetutën dhe pa patur nevojën e sqaruesve ligjorë, kuptohet qartë se :
1. Procedura kushtetuese (pika 2/1 e nenit 88) për zgjedhjen si President të ri të Republikës së Shqipërisë, të shtetasit shqiptar Ilir Meta, KA NISUR.
2. Procedura kushtetuese për zgjedhjen e shtetasit Ilir Meta si President i Republikës së Shqipërisë PËRFUNDON, me BETIMIN E TIJ përpara Kuvendit të Shqipërisë.
3. Afati i qëndrimit/mbarimit në detyrë të Presidentit të Republikës, nuk lidhet me DATËN E VOTIMIT NË KUVEND, por me DATËN E BETIMIT NË KUVEND (pika 2, neni 88).
4. Presidenti i ri i Republikës Ilir Meta, e FILLON DETYRËN si i tillë, VETËM PASI BËN BETIMIN përpara Kuvendit (pika 3 neni 88). Mosbërja e betimit përpara Kuvendit si “shërbëtor i interesit të përgjithshëm” e BËN TË PAMUNDUR NGARKIMIN E DETYRËS SI PRESIDENT TË REPUBLIKËS, shtetasit Ilir Meta.
5. Kur vendi i Presidentit mbetet VAKANT, për shkak të pamundësisë për tu betuar, zbatohet procedura kushtetuese e lejuar nga neni 91 i saj.
ZOTI E NDIHMOFTË PRESIDENTIN “NË PROCEDURË”, TË BETOHET SIPAS KUSHTETETUTËS PËR TU NGARKUAR SI PRESIDENT NË DETYRË.
ZOTI NA NDIHMOFTË, E TË KEMI PRESIDENTIN E BETUAR, QË SIPAS KUSHTETUTËS DO TË JETË SHËRBËTOR I INTERESIT TË PËRGJITHSHËM TË SHQIPTARËVE.
*Terapi ligjore popullore:
Nuk shkarkohesh nga një detyrë pa tu ngarkuar ajo detyrë.
Se.... që të shkarkohesh, duhet të ngarkohesh, E që të ngarkohesh duhet të betohesh.
dy.b/shqiptarja.com