‘Rama 2’,Berisha:Rikthim i plotë
i xhelatëve të sistemit diktatorial

Zyrtarizimi i qeverisë Rama 2, ka sjellë reagimin e ashpër të përfaqësuesve të opozitës, që nga kryetari Basha, e deri tek deputetë apo edhe drejtues të strukturave të partisë demokratike.

Nëprmjet një statusi në facebook, ish-kryeministri Berisha e ka cilësuar kabinetin  e ri si " rikthimin e plotë të xhelatëve të sistemit diktatorial dhe dëshmon se ai është krenar me të shkuaren e etërve të tij.

V
eçanërisht ai është ndalur tek emërimi i Gramoz Ruçit si Kryetarë i Parlamentit, duke u shprehur se me emërimin e tij Rama mbron “trashëgiminë e tij mizore familjare”.

“Të dashur miq, timonieri zgjodhi sot si zëvendës timonier, ish-ministrin e sigurimit të shtetit të diktatureë hoxhiste, Gramoz Ruçin. Duke emëruar Gramoz Ruçin në krye të legjislativit shqiptar, neo-bllokmeni Edvin Kristaq Rama, fyen e poshtëron qindra mijëra viktima që përjetuan kalvarin e persekutimit, dhunës, torturave mizore, burgosjes, internimit, zhdukjes gjatë diktaturës të etërve mizor të tij”, shkruan Berisha.
                                                                       
Postimi i plotë i Berishës:
Me emerimin e Ruçit ne krye te parlamentit, neo-bllokmeni Edi Rama mbron trashegimine e tij mizore familjare!
Te dashur miq, timonieri zgjodhi sot si zevendes timonier, ish ministrin e sigurimit te shtetit te diktatues hoxhiste, Gramoz Ruçin. Duke emeruar Gramoz Ruçin ne krye te legjislativit shqiptar, neo-bllokmeni Edvin Kristaq Rama fyen e poshteron qindra mijra viktima qe perjetuan kalvarin e persekutimit, dhunes, torturave mizore, burgosjes, internimit, ejzekutimit, zhdukjes gjate diktatures te eterve mizor te tij.
Me kete akt, neo-bllokmeni Edvin Kristaq Rama legalizon rikthimin e plote te xhelateve te sistemit diktatorial dhe deshmon se ai eshte krenar me te shkuaren e eterve te tij. Duke emeruar ne krye te parlamentit te vendit Gramoz Ruçin, ish ministrin e policise sekrete te diktatures hoxhiste, ne nje rast unik pas renies se perdes se hekurt ne Europen ishkomuniste, neo-bllokmeni Edvin Kristaq Rama u thote qindra mijra viktimave te sigurimit terrorist te shtetit se ju keni merituar plotesisht barbarite, masakrat, toruturat, persekutimin, genocidin qe ky institucion kriminal i diktatures hoxhiste ushtroi per 46 vjet me rradhe ndaj tyre.
Duke vendosur ne krye te parlamentit Ish ministrin e sigurimit te shtetit, neobllokmeni Edvin Kristaq Rama i ka mbrojtur trashegimine e tij te zeze familjare. Ai i thote familjes se te ndjerit Havzi Nela, se i ati i tij Kristaqi ka vepruar drejte qe ka firmosur varjen publike te Havziut dhe ejzekutimin e shume te tjereve.
Me kete akt te pashembullt, neo-bllokmeni Edvin Kristaq Rama iu shpall publikisht lufte qindra mijra viktimave te diktatures hoxhiste dhe mbare shqiptareve, qe me revolucionin e tyre demokratik paqesor te viteve 90, permbysen ne Shqiperi diktaturen e eterve te tij barbare.
Ju bej thirrje shqiptareve te behen gati per ti dhene sa me pare pergjigjen e merituar Edvin Kristaq Rames per kete akt poshterues ndaj tyre! sb


Të gjitha reagimet e plota nga opozita
Kanë qenë të shumta reagimet e opozitës në lidhje me qeverinë "Rama 2".

Në union, ata denoncojnë rikthimin në qeverisje dhe drejtimin e vendit të figurave  që vijnë nga regjimi komunist.

Atakimi ka ardhur kryesisht për Kryetarin e ri të Parlamentit, Gramoz Ruçi, Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, atë të Jashtëm Ditmir Bushati.

“Rama 2”, Basha: Po thellohet krimi, rikthehet elita komuniste
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë pas shpalljes së qeverisë ‘Rama2’.
 
Kryeopozitari thotë se qeveria e re nuk është asgjë tjetër veçse thellimi i korrupsionit dhe krimit, ndërsa shton se kjo është qeveria e konsolidimit të rikthimit në pushtet të elitës komuniste.
 
Sipas tij, Shqipëria sot drejtohet nga disa nga figurat famëkeqe komuniste ose pinjollët e tyre nga Edi Rama tek Gramoz Ruçi, Fatmir Xhafaj, Bushati e Qato e qindra të tjerë në poste kyçe qeverisëse.


Qeveria ‘Rama 2’, reagon PD: U bashkuan të gjithë hajdutët
Pas prezantimit të qeverisë nga Edi Rama për mandatin e dytë ka reaguar PD, përmes Edi Palokës dhe Tritan Shehut, duke i cilësuar si hajdutë.

PD kundër Ruçit kryetar Kuvendi: Duhet të ndalohet me çdo mjet
Anëtari i PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Fabian Topollaj kërkon që të ndalohet me cdo mjet zyrtarizimi i Rucit në krye të Kuvendit.
 
“Deputetet e PD dhe populli duhet te bllokojne me cdo mjet zyrtarizimin e ministrit te brendshem te diktatures ne postin e kryetarit te kuvendit. Kjo kerkon vetem vullnet opozitar dhe dashuri per demokracine” shprehet ai.

'Rama 2’,Dule:Dështimi perfekt që në gjenezë
Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule ka reaguar lidhur me kabinetin e ri qeveritar i cili u bë publik këtë të dielë nga kryeministri Rama.
 
Në një postim në rrjetin social ‘Tëitter’ ai shprehet se kabineti është i të njëjtit vicioz duke e cilësuar një dështim perfekt që në gjenezë.
 
“Kabineti i ri-cikli 2 i të njëjtit rreth vicioz. Përtej ideve dhe personave, Rama vetë-garancia e plotë e një dështimi perfekt që në gjenezë!”, shkruan Dule në tëitter.

'Rama 2',Shehu:Lapsus,mister apo nuk ka më Integrim Europian
Pas publikimit në Asamblenë Socialiste të emrave të kabinetit qeveritar ka reaguar edhe deputeti i PD, Tritan Shehu i cili përmes një statusi në rrjetin social facebook pyet se çfarë po ndodh me  qeverinë Rama i cili mesa duke e vë theksin tek fakti se nuk ka më një ministri integrimi e madje nuk u deklarua as bashkimi i saj me Ministrinë e Jashtme.

Çupi ironizon qeverinë e re: Fli i qetë Shoku Enver,bijtë e tu janë në krye
Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi përmes një statusi në rrjetin social facebook ka ironizuar kabinetin e ri qeveritar të prezantuar këtë të diel nga kryeministri Rama.
 
Ajo i konsideron ministrat e rinj bijtë e diktatorit Enver dhe yje që do të vijojnë të shkëlqejnë për rrënimin e vendit. Edhe ajo konfirmon sikurse kreu i PD-së Basha se do të jenë  përballë e në këmbë.

Deputeti i PD, Bushati ironizon Ruçin: Nga xhelat në kryeparlamentar
Deputeti në largim i PD Helidon Bushati përmes një statusi në rrjetin social facebbok ka ironizuar Gramoz Ruçin i cili  u emërua në krye të Kuvendit të Shqipërisë.
 
Ai e cilësoi atë një xhelat të regjimit komunist që emërohet në postet kyçe të hirearkisë  së shtetit shqiptar.
 
Bushati shkruan se ndaj Rucit rëndon akuza seishte ai që urdhëroi vrasjen e 4 të rinjve në 2 prillin e vitit 1991 në Shkodër!

Deputetja Albana Vokshi: Qeveria “Rama 2”, një  lajm i keq
Deputetja  ePD-së, Albana Vokshi, e ka cilësuar si “një lajm të keq” krijimin e Qeverisë Rama 2.
 
Nëpërmjet një statusi në facebook, Vokshi shkruan se asgjë nuk ka ndryshuar, dhe Rama sipas saj, rikonfirmoi ministrat e skandaleve dhe dështimit.
 
Postimi i plotë i Alban aVokshit në facebook:
Tepsia "Rama2" sapo doli nga furra... E servirur bashkë me një "kokteil" interesash nga trashgimtarë politikë të Enverit.
 
Për të gjithe ata që shpresonin ndryshim në këtë mandat qeverisje...Qeveria Rama 2 është një lajm I keq... Asgjë s'ka ndryshuar..
 
Rama Rikonfirmoi ministrat e skandaleve dhe dështimit...
 
Bashkëfajtorët e korrupsionit rikthehen si ministra nën "sekuestro"...të Edi Ramës, shoferit të dehur për pushtet...


Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com



 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Gaza/ Sulme në veri, dhjetëra persona në rrënoja! Forcat ajrore izraelite godasin spitalin 'Kamal Adwan', 50 të vdekur, përfshirë 5 mjekë

Lufta në Gaza/ Sulme në veri, dhjetëra persona në rrënoja! Forcat ajrore izraelite godasin spitalin 'Kamal Adwan', 50 të vdekur, përfshirë 5 mjekë